Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greq/ Aksident i rëndë rrugor, humb jetën shqiptari dhe plagosen dy të tjerë

Postuar: 11/01/2018 - 19:49

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Greqi mbrëmjen e djeshme ka rezultuar fatal për një 61-vjeçar shqiptar. Mësohet se 61-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, kishte hyrë ilegalisht në Greqi së bashku me dy të rinj shqiptarë, të cilët kanë mbetur të plagosur në aksident.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Poiana në Greqi, teksa tre shtetasit shqiptarë po tentonin t’i shpëtonin policisë, e cila ishte vënë në ndjekje të furgonit me të cilin ata po lëviznin.

Sipas mediave greke, shtetasit shqiptarë kishin hyrë ilegalisht në shtetin fqinj, dhe mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30 kishin shkuar pranë banesës së shoferit grek, i cili kishte mundësuar kalimin e tyre në Greqi. Takimi me shtetasin grek, mësohet se u bë për t’i dorëzuar atij shumën e parave që i detyroheshin për kalimin e tyre në Greqi.

Pas kësaj, ata kishin hipur në furgon bashkë me shtetasin grek, 73 vjeç, dhe në këtë moment janë pikasur nga policia, e cila u ka bërë sinjale për të ndaluar. Por shoferi grek nuk i është bindur urdhrit të policisë, dhe ka shtuar shpejtësinë.

Për pasojë, furgoni që ai drejtonte u përplas me një automjet tjetër, duke shkaktuar vdekjen e 61-vjeçarit shqiptar. Të plagosur mbetën edhe dy të rinjtë shqiptarë 24 dhe 28 vjeç, si dhe shoferi grek.

Mësohet se 61-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, ndërsa të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2018 - 12:59

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias, kanë zhvilluar sot në Korçë, ditën e tretë të bisedimeve.

Postuar: 21/01/2018 - 12:48

Norma e vetëpunësimit në Shqipëri është më e larta në të gjithë Europën.

Postuar: 21/01/2018 - 12:37

Grupet e Task – Forcës në rajonin e Shkodrës kanë zbuluar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në kontrollet e dy ditëve të fundit.

Postuar: 21/01/2018 - 12:14

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një përkujtimore familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011.

Postuar: 21/01/2018 - 12:05

Mbjellja e pemëve të reja në kryeqytet ka shkuar në mbi 77 mijë. Bashkia e Tiranës vijoi aksionin me mbjelljen e 500 pemëve të reja te mbikalimi i Saukut, një njësinë e Farkës.

Postuar: 21/01/2018 - 11:56

Kryeministri Rama iu përgjigj sot të gjitha akuzave dhe mallkimeve, siç i quajti ai, të qytetarëve që presin ndëshkimin e fajtorëve të 21 Janarit, por edhe të atyre prokurorëve

Postuar: 21/01/2018 - 11:44

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë.