Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqi, kapet “mat” shqiptari me 121 kg drogë

Postuar: 16/04/2018 - 13:42

Rreth 121 kg marijuanë janë sekuestruar ditën e sotme nga policia greke në kufirin greko-shqiptar teksa po bëhej shkëmbimi. Operacioni u zhvillua në fshatin Parapotamo të Igumenicës ku u kap dhe një 37 vjeçar shqiptar, i cili kishte kryer transportin në kufi dhe u arrestua një shtetas grek i cili mendohet se do te merrte drogën.

Policia greke kishte siguruar informacion në rrugë operative për trafikimin e një sasie të madhe droge. Për këtë bëri një kontroll të imtësishëm të zonës dhe zbuloi 5 çanta me 108 pako që përmbanin 121 kg e 492 gramë marijuanë. Pranë drogës u kap dhe një 37 vjeçar shqiptar, i cili kishte kryer transportin në kufi. Mësohet se ai ka qenë bashkë me një tjetër shtetas shqiptar, për kapjen e të cilit po vijon kërkimi.

Policia ka pikasur një automjet që ka ardhur për të marrë drogën dhe ka vënë në pranga drejtuesin e saj, një 50-vjeçar grek.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/10/2018 - 21:17

Tragjik ka rezultuar fati i një shpërndarësi picash, i cili ka ndërruar jetë gjatë një aksidenti.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30, në afërsi të fshatit Kallm në Fier.

Postuar: 20/10/2018 - 21:13

Një alarm për bombë ka pasur sonte në qendër të Tiranës.Fillimisht ka pasur një njoftim për një p

Postuar: 20/10/2018 - 21:07

Një zjarr raportohet të ketë rënë pasditen e sotme.Zjarri ka rënë në malin e fshatit Vrijon të nj

Postuar: 20/10/2018 - 19:51

 Erald Mema, ishte një nga krerët e një grupi të krimit të organizuar që furnizonte kokainë

Postuar: 20/10/2018 - 19:37

Arrestimi i Arkimed Lushaj ku shihej gati nudo në një dhomë hoteli, i mbuluar vetëm me çarçaf bër

Postuar: 20/10/2018 - 19:19

 Prindërit e këngëtarit të Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si (Stresi), Saliu dhe Shpresa k

Postuar: 20/10/2018 - 18:53

 Pas arrestimit të këngëtarit Stresi, i cili sipas policisë u kap në një dhomë hoteli jo vet