Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqi, sekuestrohen 67 kg lëndë narkotike, arrestohen në flagrancë dy të rinj shqiptarë

Postuar: 13/09/2017 - 19:23

Dy shtetas shqiptarë, të moshës 25 dhe 24 vjeç, u arrestuan në flagrance nga policia greke, me akuzën për transport droge me qëllim trafikimin.

Ata u ndaluan në vendin e quajtur Parapotamos, në afërsi të qytetit të Igumenicës dhe 40 kilometra nga pika kufitare e Qafë Botës.

Arrestimi u bë në momentin që 24 vjeçari po i dorëzonte bashkatdhetarit të tij dy çanta udhëtimi.

Brenda çantave u gjetën 64 paketa me kanabis, me peshë të përgjithshme 67 kilogramë.

Përveç drogës, policia sekuestroi në cilësinë e provës një automjet dhe dy telefona celularë.

Ata do të dërgohen në prokurorinë e Igumenicës, ku do t’iu komunikohen akuzat.

24 vjeçari do të procedohet edhe për hyrje të paligjshme në Greqi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/06/2018 - 23:27

Një person është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune rreth  orës 18:00, në lagjen “Parku” Gramsh. Shtetasi O.

Postuar: 23/06/2018 - 23:09

Korca ka regjistruar disa ngjarje të rënda brenda kësaj të shtunë.

Postuar: 23/06/2018 - 21:31

Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:40, në Paskuqan, ku një mjet tip “Volkswagen” m

Postuar: 23/06/2018 - 21:02

Një 60 vjeçar ka humbur jetën në Elbasan pasi është përplasur për vdekje nga një automjet tip &qu

Postuar: 23/06/2018 - 20:47

Pas përmbytjes së Biblotekës Kombëtare, gazetarja e kulturës Violeta Murati ka bërë publik sot nj

Postuar: 23/06/2018 - 20:47

Mediat greke kanë publikuar pamjet e banesës ku ndodhej një nga tre shqiptarët e arratisur nga bu

Postuar: 23/06/2018 - 20:22

Edhe gjatë ditës së sotme, artistët janë mbledhur sërish, për të protestuar kundër shembjes së &l