
Amerikanët të vendosur për pensionimin e Berishës, kujt i është bllokuar viza rrezikon të mbetet jashtë listave, shtohet presioni ndaj Bashës

Greqia hap kufijtë me Shqipërinë pas 16 gushtit, por me masa të reja kufizuese, ja çfarë shkruan ‘Zëri i Amerikës’

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Gusht 2020

Qeveria greke njoftoi masa të reja kufizuese për të trajtuar shpërthimin e rasteve të koronavirusit në kufijtë e saj me Shqipërinë, të cilat bëhen detyruese pas 16 gushtit.
Sipas deklarimeve të zëdhënësit të qeverisë greke Aristotel Pelonis, të bëra të hënën pas një takimi të komitetit ndërqeveritar për pandeminë, është përcaktuar një regjim ditor prej 750 personash që do të lejohet të kalojnë në ditë në Pikën e Kakavijës dhe është bërë i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi nga Shqipëria testi molekular për “COVID 19”.
Sipas zëdhënësit të qeverisë greke “testi që duhet të rezultojë negativ, duhet të jetë kryer në Shqipëri 72 orë përpara udhëtimit në Greqi dhe koston e paguan vetë personi që kërkron të udhëtojë në Greqi”. Autoritetet greke, kanë kufizuar ditët e fundit lëvizjen gjatë natës në dy pikat e hapura kufitare me Shqipërinë atë të Kapshticës dhe Kakavijës, ndërkohë që tre pikëkalime të tjera mes te dy vendeve janë mbyllur.
Ditët e para të gushtit mijëra shqiptarë që punojnë e jetojnë prej vitesh në Greqi nisën të kthehen në Shqipëri për pushimet e verës, megjithë situatën e pandemisë. Ata janë të pajisur me lejeqëndrime dhe lejohet të lëvizin në kufijtë e të dy vendeve.
Masat më të fundit të autoriteteve greke të ndërmarra të hënën pritet të reduktojnë ndjeshëm tendencën e shqiptarëve për t`u kthyer nga Greqia për pushimet verore në Shqipëri. Kjo, pasi rikthimi i tyre në Greqi është bërë më i vështirë, nga kufizimi prej 750 personash që lejohet të hyjnë në ditë në Greqi dhe testi molekular i COVID 19./ VOA
Më të lexuarat


“Më kanë sharë me libër shtëpie”, Muhamed Veliu zbulon çfarë i ka ndodhur gjatë punës së tij si gazetar: Shqetësohem më shumë për bashkëshorten!

Lufta kundër COVID-19, epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e shumëpritur për vendin tonë

“Sa kohë kam që e them këtë dhe nuk më kanë besuar”, Alfred Cako publikon deklaratën shokuese të personazhit të njohur për vaksinën e COVID: Mund t’i kthejë njerëzit në....

Do ketë një mbyllje të dytë? Mjeku Koraqi jep detaje mbi situatën: Nuk shoh asnjë arsye që...

KPK merr vendimin për gjyqtaren e njohur të Vlorës, habit me deklaratën përpara trupës gjykuese

“Do t’ju djeg të gjithëve…do t’ju presin kokat”/ Videoja e saj po thyen rrjetin, kush është vajza që u shfaq me flamurin e Serbisë dhe kërcënoi shqiptarët (FOTO)

E pazakontë/ Pasi i vodhën makinën gruas së moshuar, hajdutët bëjnë gjestin e rrallë që po befason rrjetin

KPK shkarkon gjyqtarin e njohur të dosjes së bujshme 339, anëtar i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Skandali i sanitares së ‘Shefqet Ndroqit’, avokati i njohur ngre alarmin: Nuk je në burg që të mos komunikosh në telefon! Po shkelen të drejtat e...

Misteri i zhdukjes së biznesmenit italian/ 45 vjeçari ka pasur ka pasur konflikte për bizneset, ja çfarë deklaron gruaja e tij shqiptare
