BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Aktualitet

‘Greqia po bën lojë të pisët dhe Rama ka lëshuar pe’, drejtori i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë sulmon kryeministrin, tregon prapaskenat për çështjen e detit

‘Greqia po bën lojë të pisët dhe Rama ka lëshuar

Boiken Abazi, drejtori i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri tha se protesta kundër vizitës së ministrit të jashtëm grek ishte e domosdoshme për të tërhequr vëmendjen ndaj veprimeve qeveritare që mund të përfundojnë në tradhti kombëtare.

Abazi shpjegoi se Greqia nuk do të fitonte në asnjë rrethanë ndaj pretendimeve të tilla po t’i bënte zyrtarisht, pasi do të hidheshin lehtësisht poshtë nga e drejta ndërkombëtare e detit dhe Shqipëria.

Sipas tij, pala greke po negocion me kryeministrin shqiptar Edi Rama që të shpallë zyrtarisht pretendimin e saj, në të njëjtën kohë me shpalljen e pranimit të këtij dokumenti nga pala shqiptare dhe më pas të çohet në gjykatën ndërkombëtare.

“Greqia ka 11 vjet që nuk e shpall vendimin me shkrim, por e bën vetëm me gojë. Kjo është loja e pisët e Greqisë dhe kryeministri Rama ka lëshuar pe. Arrestimet e djeshme nuk kanë ndodhur kot, ai po tregon se është i gatshëm të shkojë shumë larg për të kënaqur Greqinë. Ne kemi një kryeministër që po bëhet gati të bëjë tradhti kombëtare,” deklaroi Abazi.

Gjatë konferencës së djeshme për shtyp kryeministri Rama i hodhi poshtë akuzat e ngritura ndaj tij si zhurmë e kotë e kritikëve, të cilët tentonin sipas tij ta përdornin çështjen për të marrë vëmendje dhe mbështetje të publikut, edhe para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. 

Më të lexuarat