Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqia sërish e kap keq me çamërinë, kërkon të hiqet stenda në Panairin e Librit

Postuar: 16/05/2018 - 16:53

Shoqata "Çamëria" ka shpërthyer me akuza ndaj ambasadës greke në Tiranë, duke u shprehur se kjo e fundit  ka bërë presion për të hequr stendën e librave për Çamërinë në Panairin e Librit që po zhvillohet pranë Muzeut Historik Kombëtar.

Reagimi i plotë: 

Ambasada greke në Tiranë, pa asnjë justifikim, ka kërkuar heqjen e stendës me librat për Çamërinë te Panairi i Librit që po organizohet te Muzeu Kombëtar. Përfaqësues të lartë të Ambasadës kanë shkuar te Shtëpia Botuese "Çamëria"dhe te organizatorët e Panairit të Librit, duke u bërë presion për të hequr këtë stendë. Përfaqësuesit e Ambasadës greke janë shprehur se për heqjen stendës "kanë folur edhe me Ministrin Ditmir Bushati.

Shoqata Patriotike “Çamëria” dënon këtë veprim anti-ligjor. Ministria e Jashtme t'i kërkojë Ambasadës greke të mos ndërhyjë në punët e Brendshme të Shqipërisë, se ndryshe ne do të përshkallëzojmë dhe ashpërsojmë qëndrimet tona, në mbrojtje të çështjes çame.

Shoqata Patriotike “Çamëria” nuk do lejojë që presioni grek të heqë këtë stendë dhe i kërkon z.Ditmir Bushati të shprehet për këtë çështje.

Shpresojmë që z.Bushati të mos bëhet pjesë e "lojrave greke" duke rënë dakort që të hiqet një stende më librat për Çamërinë.

Gjithashtu ne i kërkojmë Ambasadës Greke që të tërhiqet nga kjo kërkesë.

Librat për Çamërinë do të qëndrojnë aty, që çdokush të lexojë për historinë e shqiptarëve të Çamërisë që u larguan me forcë nga trojet e tyre.

Edhe në këto momente përfaqësuesit grek po qëndrojnë te Muzeu Kombëtar, duke kërkuar heqjen e stendës “Çamëria”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2018 - 12:14

Izet Haxhia nëpërmjet avokatit të tij, ka kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari” dhe një gjykim tjetër për të. Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata dhe është caktuar gjyqtari që do ketë në dorë fatin e kësaj dosje, për tu apeluar apo jo.

Postuar: 21/05/2018 - 11:23

Policia ka arrestuar dy persona për vjedhje të ndryshme në Divjakë.

Postuar: 21/05/2018 - 10:59

Në një kohë kur ish-pjesëtari i Kishës Ortodokse në Fier, Foto Cici denonconte një klerik se ky i fundit kishte abuzuar me një të mitur, rast që u bë publik dhe nga gazetari Alf

Postuar: 21/05/2018 - 10:44

Polica e Tiranës ka vijuar kontrollet në rrugë për të gjitha ata shoferë që janë debitorë për shkeljen e legjislacionit rrugor.

Postuar: 21/05/2018 - 10:03

Mitropoliti i Fierit ka dorëzuar klerik në Kishë një të dëbuar për abuzime seksuale. Lajmin e bën të ditur gazetari Alfons Zeneli.

Postuar: 21/05/2018 - 09:29

Një sherr i madh midis dy grupeve është parandaluar nga Policia italiane, pasi ka ndërhyrë në kohë kur ata po përlesheshin me njëri tjetrin.

Postuar: 21/05/2018 - 09:25

Nuk janë të pakta rastet kur autobusët urbanë shihen duke qarkulluar me shpejtësi në kryeqytet.