Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqia u heq nënshtetësinë disa himariotëve, zbulohet lista e emrave

Postuar: 12/08/2017 - 20:56

Gazeta greke “Proto Thema” publikoi të shtunën një shkrim (te cilin e lexoni KETU) ku flet për një nismë të qeverisë greke e cila pritet t’i heqë nënshtetësinë greke shumë himariotëve të cilët sipas saj, “punojnë ngushtë me autoritetet e Tiranës kundër minoritetit grek dhe rrëmbimit të vazhdueshëm të pasurive të minoritarëve grekë që jetojnë në Tiranë”.

Në “listën e zezë” të ministrisë së Jashtme dhe të brendshme të Greqisë janë përfshirë këshilltarët e Bashkisë së Himarës, nëpunësit civil dhe anëtarët e Partisë Socialiste të cilët sipas gazetës kanë dorë në grabitjen e  pronave të minoritarëve dhe “brezin” e shtuquajtur Riviera shqiptare.

Disa emra të listës së zezë dhe përshkrimet sipas gazetës:

Fotis Karavelas: Kryetari iKëshillit Bashkiak të Himarës . Një bashkëpunëtor i ngushtë i kryetarit Gjergji Goro. Ka nënshkruar në mënyrë sistematike vendimet për ndryshimin e pronësinë në zonnën e Himarës, dhe ka një rol të madh në shkatërrimin e pronave të minoritarave me shtetësi greke.

Aleksi Marko: Kryeplak i Drimades. Ka një rol kryesor në prishjen e kishës së Shën Athanasit në vitin 2015 dhe është angazhuar në sekuestrimin e paligjshme të pronave homogjene.

Harallamb Ruçi. Anëtar i Partisë Socialiste me një retorikë të fortë anti-greke. Protagonist në pronat konfiskimin e pronave të minoritarëve.

Stefan Kokedhima: Keyeplak i fshatit Kiparo Himarës. I përfshirë në shkelje ilegale kundër pasurive të emigrantëve.

Kristo Kondili: Mësues në Dhërmi, udhëhoqi shembjen e kishës së Shën Athanasit. Shkruan në gazetat lokale me retorikë të fortë anti-greke, duke i paraqitur si shqiptarët grekët e  Epirit të Veriut.

Aleko Dede: Ish-oficeri i marinës shqiptare dhe kreu aktual i Departamentit të Planifikimit të Komunës së Himarës. Pranoi dhe nënshkroi prishjen e kishës së Shën Athanasit, dhe është angazhuar në prishjen e pasurive të patundshme të migrantëve.

Dhimitri Bifa: Bashkëpunon me autoritetet për grabitjen e pronave të minoritarëve,

 

Aleksandër Çipa: Presidenti i Unionit të Gazetarëve me prejardhje shqiptare nga Himara. I njohur për frymën anti-greke të shkrimeve të tij. Emri i tij është në listën e gazetarëve të financuara nga Instituti Gylen.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 19:19

Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj 13 shoferëve në Dibër të cilët gjatë protestës së tyre kanë penguar pasagjerët dhe kanë qëlluar me sende të forta furgonët e konkurrenteve të tyre.

Postuar: 10/12/2017 - 18:39

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Romë të Italisë, ku një shqiptar që drejtonte një kamion ka përplasur për vdekje një grua rumune.

Postuar: 10/12/2017 - 18:20

Një 53-vjeçar banues në Cërrik të Elbasanit u arrestua nga policia e Kufirit e Migracionit në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.

Postuar: 10/12/2017 - 17:44

Vetëm 24 orë  ka zgjatur mbajtja hapur e rrugës së Thethit pasi reshjet e dëborës janë rikthyer duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve në këtë aks.

Postuar: 10/12/2017 - 17:12

Paraditen e kësaj të diele është gjetur një trup i pajetë në një kanal uji, në fshatin Kozare, të Kuçovës.

Postuar: 10/12/2017 - 16:43

Në Ditën Ndërkombëtare të Maleve, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan për dy ditë me radhë “Dajti n’Fest”, një organizim i kt

Postuar: 10/12/2017 - 16:31

Pas përmbytjeve të fillim dhjetorit nis shpërndarja e ndihmave për banorët e prekur në të gjithë vendit.