BREAKING NEWS

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e papritur

Ç'do të ndodhë pas pak? Yuri Kim bën lëvizjen e
x

Aktualitet

Gruaja që vdiq mbrëmë te Infektivi me COVID-19 që u tha se ishte 52-vjeç, ministria tjetër njoftim, saktëson të dhënat: Pas verifikimeve rezultoi…

Gruaja që vdiq mbrëmë te Infektivi me COVID-19 që u tha se

“Mbrëmjen e djeshme ndërroi jetë një paciente nga Vlora, me inicialet L. M., e shtruar prej 4 ditësh në spitalin infektiv dhe në dy ditët e fundit në terapi intensive në gjendje të rëndë.

Ju informojmë se pacientja që rezultonte në kartelën e spitalit infektiv në moshën 52 vjeçare, sikundër u raportua mbrëmjen e djeshme, pas verifikimeve me gjendjen civile, është 72-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social. Ministria e Shëndetësisë ju kërkon qytetarëve të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes dhe të mos shkojnë menjëherë në spital”, njoftoi sot ministria.

Pacientja vuante nga hipertensioni, ndërsa nuk arriti t’i mbijetojë COVID-19. Deri më tani janë konfirmuar 186 raste të prekur nga koronavirusi në vend, ndërsa numri i personave të shëruar është 31.

Më të lexuarat