Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gruevski hyri ilegalisht në Shqipëri, reagon ashpër Dritan Zagani: Po SHISH për çfarë shërben?

Postuar: 15/11/2018 - 23:20

Ish-oficeri i Antidrogës Dritan Zagani ka komentuar kalimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski nga vendi jonë, për të shkuar në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.

Zagani ngre pyetjen, nëse kemi të bëjmë me “tradhti” apo “bashkëpunim”. 

Postimi i Zaganit

“Tradheti apo bashkepunim”!?

Nje nga kriminelet qe 10 vjeçarint e fundit ka keqtrajtuar bashkekombasit, hyn ne Shqiperi ilegalisht dhe del legalisht….!

Ndoshta tani nuk ka me arsye per te mos dekretuar Ministrin e Brendshem?!

Po SHISH per çfar sherben kur armiqt e Kombit hyne e dalin sipas qefit?!”

Policia njoftoi zyrtarisht se Gruevksi, “rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin  me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë”.

Lidhur me hyrjen e tij në territorin shqiptar, janë duke u kryer ende verifikime, thanë burime policore. Dyshimet paraprake janë se, ish-kryeministri maqedonas është futur ilegalisht në Shqipëri.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/05/2019 - 07:52

43-vjeçari shqiptar Klodian Lekocaj, që prej vitit 2006 është në burg në shtetin fqinj, pasi fillimisht u arrestua për vjedhje.

Postuar: 20/05/2019 - 07:40

Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka shprehet se gjendja është alarmante me Akademinë e Shkenca

Postuar: 20/05/2019 - 07:07

Reshje shiu në të gjithë territorin.
 

Postuar: 19/05/2019 - 22:08

'Unë jam Klarenc Lelaj, banoj në Vlorë.

Postuar: 19/05/2019 - 21:58

Një fëmijë 5 vjeç ka humbur sot në zonën e Brrylit në Tiranë.

Postuar: 19/05/2019 - 21:17

 Dy persona janë shpëtuar nga policia kufitare, pasi rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhë

Postuar: 19/05/2019 - 20:45

 Në 2011-n, Klarenc Lelaj humbi dy fëmijët e tij të mitur 3 dhe 4 vjeç, si pasojë e një shka