BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Aktualitet

“Grupet kriminale ndihmohen nga shteti”, Hajdarmataj nxjerr prapaskenat e errëta që veprojnë në vendin tonë dhe tregon ku pastrohen paratë: Mjafton të dalësh në rrugët e Tiranës dhe...

“Grupet kriminale ndihmohen nga shteti”, Hajdarmataj nxjerr

EUROPOL ka publikuar sëfundmi një raport, sipas të cilit shqiptarët thuhet se dominojnë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.

Në lidhje me këto të dhëna ka folur sot për MCN, ish-drejtuesi i lartë i policisë, Arben Hajdarmataj, i cili theksoi  se bashkëpunimin më të ngushtë Shqipëria e ka me Italinë edhe për shkak të afërsisë dhe njohjes së mirë të saj.

Ndërsa i pyetur se sa është numri i këtyre grupeve të përfaqësuara nga shqiptarët, Hadarmataj sqaroi se mjafton të hedhësh sytë në ndërtimet e bëra në Tiranë për të kuptuar se sa para pastrohen përmes tyre.

1-Zoti Hajdarmataj, Europol ka publikuar raportin e tij të fundit, ku sërish grupet shqiptare shihen si dominuese në tregun evropian e më gjerë të trafikut të drogës. Si e lexoni ju këtë klasifikim?

Po nqs do i bëjmë një analizë të shpejtë është e vetëkuptueshme që këto grupe të jenë në një paralel krahas grupeve kriminale të vjetra, si camorra, ato shqiptare nuk mendoj se janë në atë shkallë organizimi por janë paralele. Arsyeja që mendoj se këto grupe kanë arritur në këtë nivel është se dhe koha i ka favorizuar se nga momenti që kanë nisur aktivitetin një herë kanë hyrë nga Shqipëria. Dhe siç thuhej nga inserti arrijnë të mbyllin kontrata vetë të mëdha me kartele të mëdha si Kolumbia, Peru vende të origjinës së kokainës.

2-Ju keni qenë pjesë e policisë së shtetit, si ka lëvizur kurda e shtimit të këtyre grupeve kriminale ndër vite?

Unë kur them rreth 20 vite nuk mund të them periudha që nga 2005 që ka qenë një polici me qeveri tjetër por marrë një analizë ku në fund duhet të bazohemi në disa shifra apo të dhëna që ne kemi. Në periudha më të mëparshme qyteti më problematik ka qenë Elbasani. Pastaj sa është mundësia për të goditur këtë trafik është diçka tjetër. Shqipëria ka qenë rrugë kalim për këtë trafikim. Dhe grupet në Elbasan këtë punë kanë bërë, i kanë marrë terrenin njëra-tjetrës. Por ajo që mua më lë shije të hidhur është ajo se çfarë po ndodh në Shqipëri, kemi një sasi prej 1 ton e gjysmë që po hyn në Shqipëri. Çfarë po ndodh? Kemi ambientet që po i lejon këto grupe. Sepse një politikë që s’ka asgjë në dorë e kam fjalën për opozitën, kushdo qoftë ajo, nuk mund të sigurojë asnjë privilegj për asnjë grup kriminal. Kjo është përgjegjësi e institucioneve të shtetit, si policia.

3- A ka policia skedarë të qartë për këto grupe dhe si funksionojnë ato?

Normalisht që policia e shtetit ka të dhëna dhe punon çdo ditë dhe ka informacione me partnerët ndërkombëtarë, me DEAn amerikane që i ndjek drejtpërdrejt. Pastaj nëse sa është vullneti dhe mundësia dhe sa pengohet për të bërë goditje dhe unë personalisht kam hije dyshimi, mënyrën se si është goditur kjo drogë, pa hetim. Ti nuk e lë hetimin të shkojë deri në fund. Një person i vetëm nuk mund të sjell 300 kg drogë në Shqipëri. Ti e mbyll ciklin te një njeri. Këtu mua më lë hije dyshimi dhe më jep të drejtën që më lë të mendoj se ka një dorë dhe kjo është me ndihmën e politikës sepse janë vendimmarrje të përgjithshme.

4- Grupet shqiptare thotë Europol janë dominues në gjithë tregun evropian. Keni ju dijeni se sa është numri i këtyre grupeve të përfaqësuara nga shqiptarët?

Nuk mund të kem dijeni sepse skam mundësi praktike, kam qasje në informacion por do ta shikoj pak më thjesht mjafton të dalësh sot në qytet dhe të shikosh se sa ndërtim ka në Tiranë sot. I gjithë ky volum ndërtimi, nuk mendoj se gjithë ky bilanc financiar është i saktë. Pra është një lek që buron nga trafiku i drogërave të rënda pa përjashtuar dhe trafikun e qenieve njerëzore. Futet nga BE dhe vjen këtu dhe investohet dhe shpëlahet dhe formatizohet. Plus që kemi dhe raste që ka persona konkret që janë goditur, janë mbajtur peng kemi shumë informacione të ndryshëm vetëm ne se kuptojmë vërtetë se çfarë po i bëhet sepse jemi një amulli ku është inkriminuar dhe shoqëria. Pra ne si shoqëri nuk po na bën më përshtypje çdo gjë e lidhur me drogën.

5- Antimafia në bashkëpunim me SPAK shpesh janë shprehur se kanë goditur shumë grupe kriminale. Si e shihni ju?

Konkretisht bashkëpunues me Shqipërinë është Italia, veçanërisht zona e Pulias. E di si funksion sepse për shkak të pjesës së shkurt që ka deti aty dhe aktiviteti i shqiptarëve në Itali ata tani kanë arritur të futen në rrjetin e trafikut duke krijuar breza të tëra duke u bërë tamam italian dhe mundësia e dytë ata kanë lidhje me Shqipërinë për të kryer këtë trafik droge. Do përmendja këtu thënien e një prokurori italian që tha se “Krimi organizuar në Shqipëri ndihmohet nga politika dhe konkurron mafien italiane”. Në të gjitha rastet ne kemi bashkëpunimin më të ngushtë me Italinë.

6- Shqiptarët sipas raportit janë pjesë edhe të organizatës kriminale Ndrageta. Si ish drejtuesi i policisë keni dijeni si është ky raport aktualisht?

Organizata ndër më të vjetrat mafioze italiane, ato ndërhyn në vendimmarrje që godasin interesin publik. Kjo është më shqetësuese. Përveç faktit se ajo kokainë dëmnton atë që e konsumon është dhe ndërhyrja e tyre në të gjithë kapilarët e shtetit. Një e tillë është dhe camorrea. Por nëse do ndalemi të bashkëpunimi i grupeve kriminale ato nuk kanë shkresa punojnë shumë shpejtë, dhe kjo është në një farë mase që pengon institucionet ligjzbatuese për ti goditur për shkak të shpejtësisë.

7- Mendon se paratë e grupeve kriminale pastrohen në tregun vendas?

Përsa i përket pastrimit të parave mjafton të dalësh në rrugët e Tiranës dhe shikon x firmë si ka mundësi që kjo ka mundësi që për dy vjet mund të blejë 20 kamione benz, dhe policia merret me heqjen e shezlloneve dhe nuk shohin x firmë që ka inpakt, duke ndërtuar ngjitur me pallatin tjetër. Këtu duhet të kërkosh llogari.