BREAKING NEWS

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të akuzuarit e mëdhenj ja vetëm do shpronësohen, por do burgosen

Lëvizjet e fundit në SPAK/ Paralajmëron Spartak Ngjela: Të
x

Gossip

Habit këngëtarja shqiptare, zgjedh stadiumin ‘Air Albania’ për dasmën e saj

Habit këngëtarja shqiptare, zgjedh stadiumin ‘Air Albania’

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova ishte e ftuar sot në "Jo vetëm modë", ku foli për biznesin e saj, rikthimin në muzikë, por edhe jetën private.

E pyetur nga Orinda për statusin e saj, Shkenda u përgjigj se aktualisht nuk është as e fejuar, as e martuar. "Po zemrën besoj e ke plot", i tha Orinda. "Me t'fol, m'del zemra", u përgjigj këngëtarja e buzëqeshur.

"Do të kemi të reja së shpejti?", e pyeti Orinda. "S'i dihet, mund të kemi. Ngadalë do e gjej dhe unë një burrë", u përgjigj Shkenda teksa pohoi se mezi pret ta veshë fustanin e bardhë.

Madje Shkenda zbuloi se ka vendosur që dasmën ta bëjë në stadiumin Air Albania, ç'ka tregon se na pret një dasmë madhështore.

"Më pëlqen të bëj dasmë të madhe, të vesh fustanin e bardhë, do ta bëj në stadium tek Air Albania", u shpreh këngëtarja.

Më të lexuarat