Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haga shmang ekstradimin, flet vëllai i Arben Frrokut

Postuar: 12/02/2019 - 21:17

Gjykata e Hagës vendosi këtë të martë në favor të Frrokut, pas ankimimit që Arben Frroku i kishte bërë vendimin të Gjykatës së Shkallës së parë Holandeze, shtet ku u arrestua me dokumente false greke. 
 
Mark Frroku, vëllai i biznesmenit Arben Frroku, e quan vënie të drejtësisë në vend, vendimin e Gjykatës së Apelit për të Drejtat e Njeriut në Hagë, që refuzoi ekstradimin e vëllait të tij në Shqipëri.
 
Argumenti i Gjykatës ishte se i rrezikohet jeta në Shqipëri, pasi vendimi me burgim të përjetshëm dhënë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, është dhënë mbi arsye politike.
 
"Ky vendim do të thotë që drejtësia u vu në vend, pavarësisht sulmeve politike, urisë për koka turku dhe etjes për të patur pushtet mbi kurrizin e të pafajshmëve", tha Mark Frroku në një prononcim për Report Tv.
 
Kujtojmë se Arben Frroku akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Kombinatit Dritan Dajti në shkurt të vitit 2013. Ai mori pafajësi nga Shkalla e Parë kohë ku u largua nga Shqipëria nëpërmjet Malit të Zi, por më tej Gjykata e Apelit për Krime të Rënda dha dënimin me burgim të përjetshëm, kohë kur Frroku u shpall në kërkim nga autoritetet.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 23:20

August Hoxha është kthyer në një hero për një pushues në plazhin e Spillesë. Ai ka shpëtuar nga mbytja pushuesin e identifikuar me inicialet H. Rr..

Postuar: 19/08/2019 - 23:00

Familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit 'Panorma' në Porto Palermo, M

Postuar: 19/08/2019 - 22:42

Në qytetin e Bilishtit, një konflikt për shkak të parkimit të një automjeti për pak do të përfund

Postuar: 19/08/2019 - 21:53

Petrit Lekaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e të bijës në Adelaide të Australisë, pranoi fajin p

Postuar: 19/08/2019 - 21:01

Një aksident ka ndodhur në Divjakë mbrëmjen e sotme.

Postuar: 19/08/2019 - 20:48

Është liruar Arvit Bushati, kreu i FRPD-së në Shkodër.

Postuar: 19/08/2019 - 20:37

Dy të rinj janë arrestuar nga policia në Gramsh pasi i kanë zënë pritë dhe kanë tentuar të rrahin