BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Hajt ta shohim kush jam unë”, zbardhen mesazhet jo etike dhe ndërhyrja për të punësuar gruan, që fundosën kryegjyqtarin e Pukës

“Hajt ta shohim kush jam unë”, zbardhen mesazhet jo etike dhe

Vendimi i zbardhur i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se Izet Kadana kryetar i Gjykatës së Pukës u rrëzua në të tre kriteret, ndërsa u gjet i papërshtatshëm për shkak të nipërve të dënuar dhe vëllait të hetuar për pastrim parash.

Mesazhet që kreu i shkarkuar i Gjykatës së Pukës Izet Kadana i dërgoi një gruaje e cila konkurroi ndaj bashkëshortes së tij për vendin e kryesekretares pranë Prokurorisë së Rrethit Pukë u cilësuan nga KPK shkelje e rëndë e etikës profesionale dhe përfitim i padrejtë favori si  “ rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit”.

“Gjuha e përdorur gjatë komunikimit me sms me shtetasen F. L., është e një zhargoni të rëndomtë, duke i bërë të ditur kësaj shtetaseje, pozicionin e tij dhe mundësinë e ndikimit lidhur me pranimin e kandidaturës më të mirë për pozicionin e punës në fjalë”, thuhet në vendimin e zbardhur së fundmi nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit.

KPK thotë se Kadana ndërhyri pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Rrethit Pukë dhe pas ndërhyrjes së tij, dy kandidaturat e tjera përfshi atë të F.L edhe pse kishin qenë përzgjedhur para kësaj ndërhyrje u s’kualifikuan, ndërsa vendi i punës iu dha bashkëshortes së tij.

Kadana mohoi të kishte ndërhyrë ai tha se mesazhet ndaj F.L ishin nisur për shkak të njohjes që ata kishin dhe jo për shkak të funksionit të tij, por KPK thotë se ai dështoi të sillte ndonjë provë për këto pretendime.

Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit solli raport pozitiv për Kadanën, po ashtu Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e gjeti atë të përshtatshëm. KLD gjithashtu dërgoi pranë Komisionit vlerësim pozitiv sa i përket profesionalizmit të kreut të Gjykatës së Pukës bashkë me shënimin se ndaj tij kishte pasur një masë disiplinore.

Por të gjitha raportet e institucioneve ndihmëse u përmbysën pas hetimit të thelluar të treshes së kryesuar Lulzim Hamitaj, me anëtare Xhensila Pinen dhe relatore Firdes Shulin, e cila gjeti probleme në pasurinë e gjyqtarit, e gjeti atë të cënueshëm për shkak të problemeve të nipërve me drejtësinë dhe po ashtu gjeti se kishte shkelur etikën profesionale.

Problemet më pasurinë dhe konflikti i interesit

Nga vendimi i zbardhur rezulton se gjatë hetimit Kadana paraqiti një sërë kërkesash ndaj KPK. Ai kërkoi po ashtu përjashtimin e Xhensila Pines nga trupi gjykues, kërkesë e cila u rrëzua. Kadana pretendoi se kishte qenë i sëmurë dhe nuk ishte njohur me dosjen dhe kërkoi 10 ditë kohë, KPK vendosi t’i jepte atij 7 ditë, por në fund Kadana nuk e ushtroi të drejtën për tu njohur me dosjen.

Kadana sidoqoftë paraqiti mbrojtjen e tij pranë Komisionit dhe nga vendimi rezulton se ai mundi të sqaronte KPK sa i përket pasurive të tij të paluajtshme. Por ai rezulton se nuk mundi të justifikonte dy hua me vlerë 8.4 milion lekë të dhëna prej tij ndaj të tretëve.

Ndërsa po ashtu dështoi të provonte se një kredi e marrë nga bashkëshortja prej 700 mijë lekësh ishte marrë për llogari të babait të saj dhe ishte paguar prej familjes së tij. KPK thotë se pas një sërë analizash financiare u gjet që Kadana nuk mund të justifikonte bindshëm se kishte pasur të ardhura të ligjshme për të dhënë huatë.

Komisioni pranoi justifikimet e Kadanës rreth motiveve për dhënien e huave, por zbuloi gjatë hetimit se një prej personave, të cilit i kishte dhënë hua kishte pasur një çështje në gjykatë për të cilën ai kishte vendosur. KPK thotë se Kadana kishte mohuar më herët në deklarimet e tij të kishte dhënë vendim përfundimtarë për një çështje ndaj personit që rezultonte prej shpjegimeve të tij një mik shumë i afërt.

 

“Në shpjegimet e datës 04.10.2018, subjekti nuk ka qenë i sinqertë, pasi ka deklaruar se nuk ka pasur çështje në shqyrtim me shtetasin A. P., duke mohuar realitetin e fakteve. Deklarimi se me këtë shtetas, nuk ka pasur çështje të gjykuara me vendim përfundimtar, nuk e shkarkon atë nga detyrimi për të dhënë sqarime të plota, pasi ai është pyetur në lidhje me çdo çështje në gjykim ku pjesëmarrës ka qenë shtetasi A. P., dhe jo vetëm për ato të zgjidhura me vendim përfundimtar”, thuhet në vendimin e KPK.

Edhe pse çështja në fjalë ishte zgjidhur me pajtim mes palëve dhe ato ishin tërhequr nga gjyqi, fakti që Kadana kishte qenë gjykatësi që vendosi pushimin e çështjes e bëri KPK të vlerësonte se “ka pasur rrethana dhe arsye serioze njëanshmërie për shqyrtimin e çështjes ku pjesëmarrës ka qenë shtetasi A. P. (edhe pse çështja nuk ka qenë me vendim themeli), dhe subjekti i rivlerësimit duhet të jepte dorëheqjen që në momentin që i është caktuar çështja për shqyrtim”.

KPK i kërkoi për këtë rast mendim  ILDKPKI, dhe ky institucion ka konfirmuar konfliktin e interesit duke dhënë vlerësimin me shkrim. “Duke mos hequr dorë nga gjykimi i kësaj çështje gjyqësore, (Kadana) ka vepruar në kushtet e konfliktit të interesave dhe të papajtueshmërisë me funksionin e gjyqtarit në gjykim. Kjo rrethanë përbën një shkak për humbjen e besimit të publikut në figurën e gjyqtarit”, thuhet në arsyetimin e KPK-së.

Mesazhet, punësimi i gruas dhe problemet e nipërve

Gati 20 mesazhe telefonike që Kadana i kishte dërguar një gruaje e cila kishte punuar si financiere pranë Gjykatës së Pukës, u morën në shqyrtim nga Komisioni që i gjeti ato në shkelje të etikës profesionale.

Nga hetimi i KPK rezultoi se Kadana kishte marrë një vërejtje disiplinore në lidhje me mesazhet, por për Komisionin shkelja në këtë rast ishte shumë më e rëndë. Sipas KPK-së bashkëshortja e gjykatësit të shkarkuar kishte garuar sëbashku me dy persona të tjerë për vendin e punës së kryesekretares pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Nga hetimi rezultoi se bashkëshortja e Kadanës nuk ishte përzgjedhur për vendin e punës, por pas një faze fillestare për këtë vend ishin dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme dosjet e F.L. dhe të një gruaje tjetër.

Menjëherë pasi kishte mësuar këtë fakt Kadana, i cili pretendoi se kishte njohje me F.L. dhe se kishte pasur një dakordësi që ajo nuk do të garonte për vendin e punës, i dërgon kësaj të fundit mesazhe ku ndër të tjera shprehet: “Hajt a shohim kush jam unë.”. Po ashtu në një SMS Kadana “mburret” se do të ndërhynte pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

“Menjëherë qysh sot do të njoftoj Prokurorinë e Përgjithshëm për atë që e vlerësoj unë kush do jetë në atë punë, dhe mos të duket e lehtë, edhe pse s’do jete gruaja ime, s’besoj se do jenë ato njerëz që kanë punuar aty dhe nuk e meritojnë..”, thuhet në një prej mesazheve të cituara nga KPK.

Komisioni thotë se gjeti që ndërhyrja funksionoi, pasi fillimisht Prokuroria e Përgjithshme rimori në kandidim bashkëshorten e gjyqtarit të shkarkuar dhe më pas dy zonjat e përzgjedhura fillimisht u eliminuan dhe vendi i punës i shkoi bashkëshortes së Kadanës.

Për këtë ndërhyrje dhe mesazhet dërguar F.L. Kadana u penalizua nga KLD ndërsa u sugjerua “që gjyqtarit Izet Kadana, t’i tërhiqet vëmendja me shkrim duke u bërë ajo pjesë përbërëse e dosjes së vlerësimit dhe e përdorshme vetëm në rastin e vlerësimit profesional dhe etik të tij, për komunikim jo etik jashtë gjyqësor me shtetasen F. L.”

Në argumentet e tij për KPK Kadana pretendoi se komunikimi me F.L. dhe gjuha e përdorur vinte për shkak të faktit se ata njiheshin dhe se ai ishte një komunikim jashtë gjyqësor. Kadana mohoi të kishte ndikuar në përzgjedhjen e bashkëshortes në vendin e punës.

Por KPK thotë se këto pretendime nuk u vërtetuan dhe se Komisioni kishte krijuar bindjen se “Fakti që nuk janë dërguar dokumentet e dy kandidateve të tjera,  tregon që znj. S. K., është favorizuar gjatë përzgjedhjes së kandidaturës së saj”.

 

Në vendimin e zbardhur vihet në dukje se Kadana kishte marrë fillimisht një raport pozitiv prej DSIK-së e cila kishte konsideruar se kontaktet me vëllain e nipin e hetuar për pastrim parash, apo kontaktet me nipat e tjerë të dënuar për vepra penale si fallsifikimi e të ngjashme, ishin kontakte familjare.

Komisioni gjeti se Kadana i kishte deklaruar këto kontakte në formularin e vetëdeklarimit, duke bërë të qartë se ato vinin për shkak të lidhjeve të gjakut e të ngjashme. Arsyetimi i KPK tregon se vendimmarrja ka qenë e komplikuar.

Një sërë informacionesh nga Shërbimi Informativ Shtetërore rreth njërit prej vëllezërve dhe katër nipave e shtynë KPK të kërkonte nga DSIK një raport të dytë, në të cilin Kadana u gjet i papërshtatshëm.

KPK në këtë rast kishte kërkuar informacion shtesë duke bërë verifikim të plotë të të gjithë të afërmve të gjyqtarit. KPK thotë se nga hetimi rezultoi se për katër nipër të gjyqtarit kishte pasur procedime penale në Shqipëri apo jashtë saj, por jo për çështje të krimit të organizuar. Vëllai dhe një prej nipërve ishin hetuar për pastrim të produkteve të veprës penale, pas transferimit të shumave të mëdha drejt Shqipërisë.

Komisioni pranoi se kontaktet me vëllain apo me nipërit ishin për shkak të marrëdhënieve të afërta të gjakut, por konstatoi se gjykatësi i shkarkuar kishte mbajtur qëndrim kotradiktorë ndaj tyre. KPK vuri në dukje se me gjithë problemet penale ndaj të afërmve të tij Kadana nuk ishte distancuar prej vëllait dhe nipërve.

“Në përfundim, në analizë të të gjitha fakteve dhe rrethanave të sipërpërmendura, Komisioni ka konstatuar se subjekti është në kushtet e kontaktit të papërshtatshëm  me një person të përfshirë në krimin e organizuar”, thuhet në vendimin e zbardhur.

KPK arsyetoi se megjithëse procedimet penale ndaj katër nipërve të Kadanës nuk ishin për vepra penale që përfshihen në veprimtari të krimit të organizuar dhe nuk ishin arsye për shkarkimin: “Janë marrë në konsideratë nga Komisioni, në vlerësim të përgjithshëm të rrethanave, duke i konsideruar ato si shkaqe që ndikojnë në cenimin e besimit të publikut te subjekti i rivlerësimit, si pjesë e sistemit të drejtësisë”. Në fund KPK thotë se Kadana u gjet i papërshtatshëm në të tre kriteret dhe vendosi për shkarkimin e tij nga detyra./BIRN