BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Aktualitet

Hapi lokalin edhe pas gjobës, ‘fundoset’ gruaja nga Tirana, Edi Rama poston VIDEO-n nga aksioni. Ja masa e fortë ndëshkuese

Hapi lokalin edhe pas gjobës, ‘fundoset’ gruaja nga Tirana,

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ma anë të një postimi të shoqëruar me video ka publikuar aksionin për ata që thyejnë masat dhe nuk i zbatojnë, përfundojnë duke marrë gjoba dhe duke iu hequr licenca e aktivitetit.

Postimi i plotë i Ramës.

 TIRANË

Përsëriti shkeljen e urdhrit për mbylljen e lokaleve, i pezullohet aktiviteti për 6 muaj.

Specialistët e Krimit Ekonomik në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në zbatim të pikës 7 të nenit 3 të Aktit Normativ nr. 3 datë 15.03.2020, i ndryshuar, kanë konstatuar një bar-kafe të hapur në rrugën “Sadik Petrela”, me pronare shtetasen R. F., e cila vazhdonte aktivitetin në kundërshtim me përcaktimin e këtij Akti.

Disa ditë më parë, ndaj pronarit të lokalit është vendosur masa administrative 100.000 lekë dhe për shkelje të përsëritur, iu vendos masa administrative e mbylljes së aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Që nga dalja e këtij Akti Normativ deri tani janë ndëshkuar 146 administratorë lokalesh, për shkelje të Aktit Normativ.

Më të lexuarat