Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

Harroi çantën në tren e kthehet ta marrë, 23-vjeçarit shqiptar i ndodh ajo çfarë nuk e priste, përfundon në gjendje të rëndë në spital

Harroi çantën në tren e kthehet ta marrë,

Një 23-vjeçar shqiptar është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Brescias pasi është përfshirë në një aksident me tren. I riu kishte zbritur nga treni në orën 22.30 në stacionin e Brescias.

Por sapo kishte zbritur, kuptoi se kishte lënë çanën e shpinës në sedilje dhe nxitoi që të shkonte dhe ta merrte sërish pa u larguar treni.

Ndërsa zbriti, dyert e trenit i kapën çantën e shpinës, duke e tërhequr zvarrë për disa metra në stacion. Shqiptari shpëtoi vetëm nga një ambulancë dhe një makinë mjekësore, ndërkohë që u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.