BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Hashim Thaçi merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, presidenti: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë

Hashim Thaçi merret në pyetje nga Prokuroria Speciale, presidenti:

Ditën e djeshme, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë. Një ditë përpara paraqitjes në Hagë, në një intervistë, e ka cilësuar jo si të pazakontë marrjen në pyetje. “Si të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara, dhe unë jam një nga ata që do t’i përgjigjem. Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. Askush nuk do të mund të rishkruaj historinë. Kosova është viktimë. Në Kosovë kanë ndodhur gjenocid dhe spastrim etnik, por ballafaqohemi me këtë rrethanë të re rrethanën për të paguar çmimin e lirisë”, është shprehur ai. Ndërkohë që përpara intervistimit nga prokurori, Thaçi i është drejtuar qytetarëve që vendosën ta mbështesin duke protestuar përpara selisë së gjykatës. “Sot jam këtu në respekt të ëndrrës time dhe për atë që kam luftuar, një Kosovë të lirë dhe të pavarur, bazuar në të drejta të barabarta dhe në sundimin e ligjit. Jam gati të përballem me sfidat e reja dhe të fitoj, për djalin tim, për familjen time dhe për vendin tim. Askush nuk mund ta rishkruaj historinë. Ky është çmimi i lirisë. Unë besoj në paqe, të vërtetën dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe në marrëdhënie të mira me fqinjët. Kosova është një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar”, ka deklaruar Thaçi. Pas seancës së djeshme të marrjes në pyetje që zgjati gjashtë orë, Thaçi deklaroi se marrja në pyetje do të vazhdojë sot, dhe se seanca e djeshme ishte më shumë me çështjet teknike mes avokatit dhe prokurorëve.

Reagimi i aktorëve politikë të Kosovës

Kryetari i PDK, Kadri Veseli, i cili është përballur me të njëjtat akuza si edhe Thaçi, ka thënë se edhe beteja me Gjykatën Speciale do të jetë triumfuese për Kosovën. Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se lufta e UÇK-së, ka qenë e drejtë.“Triumfuese do të jetë edhe kjo betejë e Kosovës, në të cilën sërish do të jemi bashkë me vëllanë tim nga lufta, Hashim Thaçi. Sepse, e drejtë, e pastër dhe triumfuese ishte edhe lufta jonë çlirimtare. Prandaj, po, dielli do të lindë përsëri”, shkruan Veseli. Një reagim ka ardhur edhe nga lideri i LVV Albin Kurti, i cili me anë të një video mesazhi i është drejtuar qytetarëve dhe ka akuzuar Thaçin se ka dërguar karrigen e presidentit të vendit në Gjykatën Speciale në Hagë. Kurti tha se në një republikë, sovran është shteti dhe burim i sovranitetit është popullim ndërkaq theksoi se presidenti nuk është sovrani. Ai tha se Kosova nuk ua ka pasur borxh që karrigen presidenciale ta çojë në prokurori e gjykatë. Në mbrojtje të presidentit është deklaruar Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili me anë të një postimi në Facebook ka thënë se shqiptarët kanë bërë luftë të pastër dhe të drejtë. Ai ka shkruar se e vlerëson shumë gatishmërinë e presidentit Thaçi që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale. “Lufta e popullit shqiptar, të rreshtuar përkrah UÇK-së ishte e drejtë, vlera e së cilës, pavarësisht përpjekjeve për ta dëmtuar, nuk do t’i humbë as sot, e as kurrë”, ka shkruar ai.

Kush është avokati i presidentit Thaçi

Në marrjen në pyetje nga Prokuroria Speciale, Thaçi do të mbrohet nga avokati amerikan Pierre-Richard Prosper, i cili është avokat amerikan, prokuror dhe ish-zyrtar i Qeverisë Amerikane. Veç të tjerash, ai ka shërbyer si Ambasador Special për Çështje të Krimeve të Luftës nga administrata e ish-presidentit George Ë. Bush. Ai ka shërbyer si Zv.Prokuror në Los Angeles, për të vazhduar si Ndihmës-Prokuror i Përgjithshëm i SHBA, në Distriktin e Kalifornisë. Prosper ka shërbyer si prokuror për krime të luftës në Tribunalin Ndërkombëtar Kriminal të Kombeve të Bashkuara për Ruandën. Prosper solli risi në ligjin ndërkombëtar, ku e bindi Gjykatën që ta njohë dhunimin seksual në kohë konflikti si akt gjenocidi dhe krim kundër njerëzimit.

Më të lexuarat