BREAKING NEWS

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon ‘thumbin’ e fortë për përplasjen Duka-Veliaj dhe ngre dyshimet: Mund ta ketë bërë...

Paralajmëroi lëvizjen e kryeministrit Rama, Artan Hoxha lëshon
x
BREAKING NEWS

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja kontrollon makinat luksoze dhe ato me targa të huaja/ Çfarë ka ndodhur?

Aksion “blic”, Fieri në “shtetrrethim”, FNSH-ja
x
BREAKING NEWS

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen dëshmia tronditëse nga SHBA, biznesmeni i njohur shqiptar rrëfen si e shpëtoi Arben Kraja

“SHIK-u i Berishës donte të më eliminonte”/ Vjen
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e njerëzish ku dëmtohen interesat e SHBA, ai dhe Berisha i kanë sytë nga Ukraina, synojnë azil në Rusi

Frrok Çupi: Meta është interceptuar në trafiqe droge e
x
BREAKING NEWS

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike, FBI-CIA-DASH bashkëpunim me Thesarin për aferat e emrave në listën e zezë, ja raporti

Pas “non grata”-s, Berisha rrezikon sanksione ekonomike,
x
BREAKING NEWS

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet vendore, nuk ankimoi në Gjykatën Kushtetuese paligjshmërinë e 30 qershorit

PD zbardh pazaret e Ilir Metës me mazhorancën për zgjedhjet
x
BREAKING NEWS

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi të butë në Tiranë, procedurat si veprohet

Zbardhet lista, ja familjet e kualifikuara për të përfituar kredi
x
BREAKING NEWS

“Ai ka video të ngjarjeve kriminale”/ Klodiana Lala nxjerr informacionet ‘bombë’ dhe zbulon kush e ka takuar: Më erdhi me 3 makina të blinduara! Ja ku i ruan pamjet!

“Ai ka video të ngjarjeve kriminale”/ Klodiana Lala nxjerr
x

Aktualitet

“Hëmmm, po po”, ironia e fortë e Artan Fugës: Mos dëgjoni përralla sikur e kemi çarë historinë me shpatë në dorë

“Hëmmm, po po”, ironia e fortë e Artan Fugës: Mos

Artan Fuga thotë se shqiptarët janë një popull frikacak, që gjithmonë janë fshehur dhe janë sunduar nga më të fortët.

Postimi i plotë:

Të sunduar, asnjëherë sundues!

Ne jemi popull i vogël që në histori më së shumti na kanë shtypur dhe kemi qenë të detyruar të ulim kokën.

Kuptoheni drejt këtë. E them sepse jemi nanurisur me fjalët e zyshave që në vogëli sikur e kemi çarë historinë me shpatë në dorë!

Cfarë shpate se! Ne jemi strukur nga të tjerët pas maleve deri në breg të detit, dhe poqese shtetet do të ngriheshin edhe mbi ujë, rrezik te peshqit do të kishim përfunduar.

E them jo për t’u vetëulur, por për realizëm. Albanologjia heroike ka qenë një propagandë, duhet t’i kthehemi realizmit dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë ndryshe për t’u emancipuar.

Me nostalgjinë e një historie iluzore, me emfaza propagandistike që vazhdojnë edhe sot, me patetizëm, kurrë nuk nxjerrim mësime nga historia. Kurrë nuk shohim dot ku jemi dhe çfarë duhet të bëjmë.

Deliri që na ysht politika na dëmton.

Ne nuk kemi njohur skllavërinë e negërve, ne nuk kemi shtypur hebrenj, ne nuk kemi bërë me njeri- tjetrin luftra të përgjakshme fetare, ne madje as kafshët nuk i kemi mbajtur në ferma të mëdha, por në oborre shtëpie e poshtë pullazesh familjare.

Nuk e kemi psikologjinë e të fortit, por kemi atë të të sunduarit. Jemi kokëulur, jo kryelartë. Lëre se ç’llomotisim në delir!

Nuk e kemi ndërgjegjen e ligjit sepse nuk dimë ta aplikojmë ligjin, por dimë ta pësojmë sido që të jetë.

Ligjit i jemi shmangur me lloj lloj marifetesh se na binte në kokë, nuk e nxirrnim ne.

Shoh nëpunës që vetëm nëpunës nuk janë, ose sillen harbutshe, si individë që kanë shkopin në dorë, ose nuk dinë të ushtrojnë pushtet, por rrukullisen në praktika absurde, që bëjnë trafik influencash, që puthin e përqafojnë e pas krahëve godasin.

Nuk e godasin të keqen sepse kanë frikë prej saj! Hëmm, po po doli ai nga burguuuuuuuu!

Jemi të squllur sepse kemi njohur jetën në klanin familjar, zëmërsqullur, dhe jo lojën në shtet!

Nga kjo përfitojnë ata që nuk na japin të drejtat që në fakt duhet t’i kërkojmë, jo si dhurata për vitin e ri.

Kush pyet se përse jemi këta që lagemi në shi, që ikim nga sytë këmbët, dhe nuk ngulim këmbët për të rezistuar, pjesërisht ja ku e ka përgjigjen”, shkruan ai.

Më të lexuarat