BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Aktualitet

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush është i riu shqiptar që ndihmon personat me koronavirus, zyrtari i lartë i bën premtimin e madh: Ti je njëri prej nesh

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush

Misioni më i ri dhe shumë i vështirë i këtij kamarieri shqiptar por që jeton në Itali, ditë e fundit që është bërë edhe personazh i njohur në mediat italiane, sepse prej disa ditësh po u shërben dhe po ndihmon disa të moshuar që ndodhen në karantinë për coronavirusin COVID 19 në Alessio.

Hoteli Bel Sit ku ai punon u vu në izolim nga autoritetet sepse një grua 72 vjeçare rezultoi me coronavirus. Kjo bëri që i riu shqiptar i quajtur Albi Albino të mos largohej prej aty, por t’u shërbente të moshuarve.

Përkushtimi me të cilin po punon dhe po jep ndihmë, është çmuar nga kreu i Rajonit të Ligurias, Giovanni Toti, i cili e ka vlerësuar me një postim në faqen e tij në Facebook.

“Ai është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon aty ku ka më shumë nevojë, në hotelin e Alassios. Nga kamarier ka zgjedhur që të bëhet ndihmës dhe mbi të gjitha mik i shumë njerëzve që janë detyruar të qëndrojnë në karantinë, një pikë referimi në këtë moment delikat.

Një falenderim i veçantë shkon për këtë djalë që ka treguar forcë, guxim dhe vendosmëri tipike të vendasve. Faleminderit Albi, do të mundohemi që të marrësh shtetësinë italiane që aq shumë e dëshiron. Sepse ti je njëri prej nesh”, thuhet ne postim.

“Hero në Itali”, nga kamarier në vullnetar, kush