BREAKING NEWS

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit, aleatët i kthejnë kurrizin, foltorja kundër bashkimit me LSI për mesazhin e keq të bllokut 700 mijë euro

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit,
x
BREAKING NEWS

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim vizitë blic në Gjykatën e Lartë para zgjedhjes së emrave të rinj

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x

Aktualitet

Hetim prej disa muajsh/ Armë, heroinë dhe miliona lekë, kush janë 5 të rinjtë që shisnin drogëra të forta rrugëve të Tiranës

Hetim prej disa muajsh/ Armë, heroinë dhe miliona lekë, kush

Pas një hetimi disamujor ditën e sotme është goditur një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e drogave të forta. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një sasi heroine e ndarë në doza, 2.600.000 lekë të rinj, 2 mijë euro, peshore elektronike, 10 aparate celular dhe një automjet.

Ndërkohë në pranga kanë rënë Shkëlqim Palushi 24 vjeç, Xhekson Kolezi 23 vjeç, Geraldo Zyberi 23 vjeç, Armandi Diçe 30 vjeç dhe Emiljan Dyrmishi 26 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Kompleks”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Strukturat e Hetimit në DVP Tiranë, pas një hetimi disamujor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vihen në pranga 5 persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një sasi heroine e ndarë në doza, 2.600.000 lekë të rinj, 2 mijë euro, peshore elektronike, 10 aparate celular dhe një automjet. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar dhe në provat e grumbulluara, si rezultat i një hetimi disamujor, nën drejtimin e Prokurorisë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Strukturave të Hetimit në DVP Tiranë, është finalizuar operacioni policor “Kompleks”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

Sh. P., 24 vjeç, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”; Xh. K., 23 vjeç, G. Z., 23 vjeç, A. D., 30 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitet kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe cannabis sativa, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e llojit pistoletë, 2.600.000 lekë të rinj dhe 2000 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, një sasi lënde narkotike heroinë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 10 telefona celular, një automjet që përdorej nga të arrestuarit, për shpërndarjen e lëndës narkotike. Vijon operacioni për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, si dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më të lexuarat