BREAKING NEWS

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në
x
BREAKING NEWS

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i
x
BREAKING NEWS

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E
x
BREAKING NEWS

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti
x
BREAKING NEWS

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh detaje nga marrëveshja për të cilin u negociua mbi 10 orë

Takimi Kurti-Vuçiç në Ohër, Bashkimi Europian zbardh
x
BREAKING NEWS

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe bën thirrjen e fortë

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Reagon Shtëpia e Bardhë dhe
x
BREAKING NEWS

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Situata e Covid-19 në vend, ministria e Shëndetësisë del me
x

Aktualitet

"Hetimet janë komplekse"/ Prokuroria reagon për arrestimin e Alda Klosit, zbardhen detajet zyrtare

"Hetimet janë komplekse"/ Prokuroria reagon për arrestimin e

Prokuroria e Tiranës jep detaje për arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi mbrëmjen e së premtes 3 shkurt, teksa deklaron se hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim.

"Në vazhdën e hetimeve dhe akteve hetimore të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Sa sipër, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të bazuara në prova, është bërë ndalimi i shtetases A.K., e vënë nën hetim për konsumimin e elementeve të këtyre veprave penale", thuhet në njoftim. 

Njoftimi i Prokurorisë: 

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detajet zyrtare lidhur me urdhrin për ndalimin e ish këshilltares në Kryeministri, Alda Klosit, e cila tani përballet me akuzat për tre vepra penale.

Prokuroria Tiranë ndalon shtetasen A.K., nën hetim për tre vepra penale

Prokuroria Pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, më datë 27.12.2022 ka regjistruar procedimin penal nr. 9220 viti 2022 për veprën penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K. Penal, në ngarkim të shtetasve R. D., dhe H. D.

Procedim penal i mësipër,m është regjistruar pasi më datë 15.12.2022, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, është vjedhur banesa e shtetases A.K. Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga organi i prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, është krijuar bindja e bazuar në prova se autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale janë shtetasit R. D. dhe H. D., ndaj të cilëve me kërkesë te prokurorisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendos masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Në vazhdën e hetimeve dhe akteve hetimore të administruara në kuadër të këtij procedimi penal, kanë rezultuar fakte e rrethana që përbëjnë elementë të veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal. Sa sipër, mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme të bazuara në prova, është bërë ndalimi i shtetases A.K., e vënë nën hetim për konsumimin e elementeve të këtyre veprave penale.

Me urdhrin e datës 03.02.2023, është regjistruar në regjistrin e veprave penale, emri i shtetases A. K., e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin fshehjen ose deklarimi i rremë, i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Deklarata të rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” parashikuar nga nenet 257/a, 287 e 305/b i K. Penal.

Hetimet në lidhje me ketë rast janë komplekse dhe në vijim, duke garantuar se Prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, dhe vënien përpara përgjegjësisë te çdo personi të përfshirë në të.