BREAKING NEWS

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia

Emrat/ Tensionet në PD, dy deputetë japin dorëheqjen nga Kryesia
x
BREAKING NEWS

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve

SPAK arreston dy zyrtarë brenda Drejtorisë së Burgjeve
x
BREAKING NEWS

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit te tenderi me vlerë 22 mln lekë, Klodiana Lala zbardh dosjen e plotë që ‘fundosi’ ish-kryebashkiakun Vangjush Dakon

Nga ndërtimi i pallatit pa leje në qendër të Durrësit
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe anëtarëve që votuan pro dhe kundër hapjes së garës për kreun e PD

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e deputetëve dhe
x
BREAKING NEWS

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Taulant Balla u paraqit sot në SPAK, zbulohet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u arrestuan dje nga SPAK

Bashkë me Vangjush Dakon, zbardhen 10 emrat e zyrtarëve që u
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të ‘zbarkojë’ sot në SPAK

Çfarë ndodhi? Taulant Balla pritet të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen' reagimin e Ramës: Loja e fjalëve që bëri kryeministri...

Arrestimi i Vangjush Dakos nga SPAK, Andi Bushati 'zbërthen'
x

Aktualitet

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel, policia ndalon ish-dhëndrin e Pal Kolës, ja çfarë ka zbuluar gazetari Elton Qyno

Hetimet marrin kthesë tjetër? Sulmi me armë tek Top Channel,

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës se djeshme në ambientet e televizionit “Top-Channel”, ku mbeti i vrarë roja i këtij televizioni Pal Kola, për momentin ka në verifikim vetëm dy persona.

Atentati që i mori jetën 60-vjeçarit Kola dhe dëmtoi rëndë fasadën prej xhami të këtij televizioni, ka krijuar bindjen se është organizuar nga një grup kriminal.

Por pavarësisht këtyre dyshimeve, aktualisht policia kriminale është duke “testuar” besueshmërinë e dy persona nga qyteti i Shkodrës.

Dy personat janë ndaluar në orën 03:00 të mesnatës, dy orë pas ndodhjes së ngjarjen në ambjentet e “Top-Channel” në Tiranë.

Ndalimi i tyrë është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën. Për shkak se dy personat nga qyteti i Shkodrës kanë dhënë dëshmi kontradiktore, ata janë shoqëruar në ambjentete policisë.

Vetëm në orën e mëngjesit, policia kriminale ka zbuluar se njëri nga personat e ndaluar rastësisht në orët e mesanatës në Vlorë, është ish-dhëndëri i viktimës Pal Kola.

Përmes burimeve të sigurta mësohet se në policinë e Tiranës, se njeriu që po verifikohet tashmë, është Roberto Papçi nga qyteti i Shkodrës.

Roberto Papçi, është ish-dhëndri i Pal Kolës nga Bicaj i Pukës dhe se dy vite më parë është divorcuar nga vajza e njeriut që mbeti viktimë në parkimin e televizionit “Top-Channel”.

Sipas burimeve të policisë, çifti ka pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve, por deri në këtë fazë të hetimit kjo mbetet vetëm si pistë për tu hetuar.

Pasi ende nuk ka një qartësim të plotë nga ana e policisë, nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj rrojes Pal Kola apo ndaj televizionit “Top-Channel”.

Fakti që Pal Kola, është qëlluar në ambjentet e parkimit të televizionit, ngreh dyshime se ai mund të ketë qënë objekt i këtij sulmi. Por nga ana tjetër, dëmtimi i fasadës së xhamit dhe vendrrojës, ngreh njëherësh dyshime se objektiv i sulmit mund të ketë qënë pikërisht Top-Channel.

Roberto Papçi është ndaluar në Vlorë së bashku me një shokun e tij nga qyteti i Shkodrës. Ndalimi i tyre është kryer vetëm për verifikim, por në orët e drekës, policia kriminale ka urdhëruar transferimin e Roberto Papçit dhe shokut të tij në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Grupi i hetimit që po ndjek ngjarjen e rëndë, ka marë në pyetje Papçin por ky i fundit nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Para oficerëve të policisë, Papçi, ka dhënë dëshmi të shkurtër, duke treguar se ka shkuar në Vlorë, për qef. Ndërkohë të dyve personave u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre.

Deri në mëngjesin e sotëm, policia ende nuk është njohur me rezultatin e kësaj analize. Ndërkohë 4 aparatet telefonike të sekuestruar dy personave, po i nënshtrohen një ekzaminimi kompjuterik.

Hetimet janë në zhvillim e sipër, ndërsa prokuroria e Tiranës ka rregjistruar procedim penal për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave”.

Pal Kola, ishte punësuar në kompaninë “Octapus” 6 muaj më parë dhe shërbente si rroje objekti pranë televizionit “Top-Channel”./ Elton Qyno

 

Më të lexuarat