BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Aktualitet

Hetimet për kenianen, deklarata e fortë e ish-prokurorit: Ngjarja mund të mos zbardhet, dëshmitari nuk mund të...

Hetimet për kenianen, deklarata e fortë e ish-prokurorit: Ngjarja mund

Ish-prokurori i ftuar në emisionin ‘Në Shënjestër’ në News24 ka folur mbi ngjarjen e rëndë ku një vajzë e re nga Kenia u gjet e dhunuar dhe në gjendje të rëndë teksa tha se në këtë rast forcat hetimore nuk kanë vepruar si duhet me mbledhjen e provave në vendngjarje pasi sipas tij nuk kanë marrë telefonat, kamerat e zonës ku u gjet e reja dhe nuk është bërë përcaktimi i njerëzve në dijeni të ngjarjes.

Beçi shtoi se të gjitha këto fakte tregojnë se gjatë hetimeve ka pasur neglizhencë që mund të sjellë mos zbardhjen kurrë të një ngjarjeje të rëndë si kjo, ndërsa deklaroi gjithashtu se kodi duhet të funksionojë në mënyrë të njëjtë për çdo shtetas në territorin shqiptar, edhe nëse janë të huaj.

Sakaq, ish-prokurori po ashtu preku çështjen e përkthimit të dëshmisë në lidhje me ngjarjen ku ka rezultuar se personi që ka luajtuar këtë rol është një prej personave që kanë dëshmuar në lidhje me të, ghjë që sipas tij është totalisht kundër kodit penal.

Për të bërë një tablo të qartë të ngjarjes dhe se si funksionon hetimi sipas procedurës penale. Kur ndodhemi përballë nja ngjarje ku një shtetas është gjetur i dëmtuar në një ambient publik kemi të bëjmë me një vendngjarje ku shkojnë forcat policore dhe mbledhin provat sipas procedurave.

Sipas procedurave një grup hetimor që shkon në vendngjarje detyrohet të japë ndihmën e parë personit të dëmtuar, pastaj fillojmë me marrjen e provave, kemi ato materiale dhe ato me dëshmitarë e shkencore. Në hapësirën e pushimit të pallatit u gjet shtetasja që kishte 30 orë aty, për të realizuar mënyrën e të provuarit të faktit se çfarë ka ndodhur të gjitha provat duhen mbledhur nga grupi hetimor. Duhet të përcaktohen personat që kanë dijeni për ngjarjen, në pallat, në hostel, etj, jo pas dy muajsh. Metoda e hetimit fillon nga vrasja, në rast se hetimi rezulton se vepra është kryer nga pakujdesia shkojmë në veprime të tjera.

Këtu është tentativë për të fshehur diçka, në çdo vendngjarje nuk janë provat standarde. Kemi mungesën e marrjes së telefonave dhe duhen marrë të dhënat e tyre, duhet të kemi kamerat e sigurisë sepse për 60 ditë prishen serverat më të mirë. Nuk kemi përcaktimin e njerëzve që kanë dijeni, të gjitha këto çojnë në neglizhencë dhe mos zbardhje kurrë të një ngjarjeje të tillë të rëndë. Kodi duhet të funksionojë për çdo shtetas qoftë edhe i huaj në territorin shqiptar.

Sa i përket përkthimit, kodi thotë që personat që nuk njohin gjuhën shqipe ndihmohen nga një përkthyes i licensuar. Përkthyesi caktohet sipas neneve ku sqarohet se përkthyes nuk mund të jetë një person që ka një rol tjetër. Një person që është marrë pyetje nuk mund të jetë përkthyes. Ai që ka luajtur rolin e përkthyesit dyshohet si autor kryesor. Në një fakt penal, mendimi i parë është te konfliktet që ka ky shtetas. Minimalisht kemi të bëjmë me paaftësi, një shtetas që nuk di gjuhën shqipe nuk mund të ndihmohet nga një shtetas që është dëshmitar i ngjarjes”, tha ai.