BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Hetimet, prishja e pazareve të drogës shkak i vrasjes së të riut në “Astir”, 2 vite më parë autori u mor peng

Hetimet, prishja e pazareve të drogës shkak i vrasjes së të

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Noel Dishin, autorin e vrasjes së Vilson Tafçiut në zonën e “Astirit” në kryeqytet. Hetimet kanë zbuluar se autori ishte marrë peng dy vite më parë për të kërcënuar Tafçiun. Dishi para hetuesve ka deklaruar se ditën e ngjarjes, viktima e kishte ofenduar dhe kërcënuar duke i thënë do ta bëj me keq se ç’ta kanë bërë. Gjatë seancës që zgjati rreth 60 minuta, gjyqtari Altin Abdiu pranoi kërkesën e prokurores Anisa Qivini duke vendosur burg pa afat për vrasësin, që ka qëndruar i heshtur duke mos folur.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura nën argumentin se ka sekret hetimor, janë zbuluar detajet të reja për sa i përket konflikteve të viktimës dhe autorit. Hetimet kanë zbuluar se Noel Dishi që njihet dhe me dy emra të tjerë, Noel Kolaveri dhe Miklovan Prifti, u mor peng dy vite e gjysmë më parë në Durrës. Ai u mbajt në një bagazh makine nga tre persona dhe pas disa orësh u la i lirë në Vorë. Dishi, sipas burimeve u mor peng për të kërcënuar Vilson Tafçiun, pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar një sasi droge. Rrëmbimi u hetua nga Krimet e Rënda, por me shkrirjen e tyre dosja i kaloi Prokurorisë së Durrësit. Madje ditën e ngjarjes Dishi ishte në Prokurorinë e Durrësit ku dha deklarime për rrëmbimin. Për këtë arsye gjatë dëshmisë, Dishi ka rrëfyer sherrin që kishte pasur pak momente para se ta vriste. Dishi është shprehur se vetëm Vilsoni e kishte marrë në telefon për tu takuar në një lokal në Astir. Vilson Tafçiu ishte skeduar edhe nga policia shqiptare për drogë, por nuk është marrë i pandehur asnjëherë, pasi dyshimet nuk janë faktuar.

Zbardhja e vrasjes

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, uniformat blu të kryeqytetit deklaruan se arritën të dokumentojnë me prova ligjore vrasjen e 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, në zonën e “Astirit”, duke identifikuar si autor të krimit shokun e tij të fëmijërisë. 29-vjeçari, i cili ekzekutoi shokun, ka përdorur tri identitete të ndryshme dhe kishte qëndruar bashkë me viktimën në Francë e në Belgjikë, derisa Tafçiu u arrestua atje e më pas u deportua në Shqipëri. Policia thotë se nga hetimet e deritanishme, vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të çastit mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Fillimisht për ngjarjen u shpall në kërkim policor Noel Dishi, i cili kishte njohje me viktimën. Një ditë pasi u shpall në kërkim i riu u dorëzua vetë në polici. Identifikimi i tij si autor i kësaj ngjarjeje është bërë nga deklarimet e dëshmitarëve, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, që po ashtu kanë fiksuar edhe një automjet që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, menjëherë pas vrasjes.

Të njëjtat burime thanë se është ushtruar kontroll në banesën e këtij personi, por ai nuk është gjetur aty, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet e Policisë për përfshirjen e tij në krim. Grupi hetimor ka dyshime se vrasja e të riut nga Dibra mund të ketë ndodhur për shkak të prishjes së ndonjë pazari nga shitja e lëndëve narkotike, aktivitet për të cilin ai ishte dënuar në Francë, por që ka dyshime se mund ta ketë vazhduar edhe pas deportimit në Shqipëri. Rreth orës 20:45 të së hënës, Vilson Tafçiu ka qenë duke pirë kafe me dy vajza në një prej lokaleve më të frekuentuara në zonën e “Astirit”, në Unazën e Re, në Tiranë.

Në atë kohë, brenda lokalit është futur një person, i cili është drejtuar te tavolina dhe i ka kërkuar 28- vjeçarit që të dilte për pak sekonda jashtë me të, pasi do të sqaronte diçka. Të paktën siç kanë deklaruar dy vajzat që e kanë parë personin e dyshuar, nga mënyra se si kanë komunikuar dy të rinjtë, dukej që kishte një njohje të mëparshme mes tyre. Tafçiu është ngritur nga tavolina dhe ka dalë jashtë bashkë me personin që e kërkoi. Të dy kanë kaluar në anë të lokalit, pranë një rrugice dhe brenda pak sekondash, ai është qëlluar me armë zjarri. Nga verifikimet e kryera në sistem, 28-vjeçari rezulton të jetë deportuar nga autoritetet franceze më 6 nëntor të vitit 2018. Sipas të dhënave që ka verifikuar grupi hetimor, Vilson Tafçiu rezulton të jetë larguar nga Shqipëria më 7 mars të vitit 2018 dhe ka qëndruar në Francë. Atje është arrestuar disa ditë më pas, konkretisht më 12 mars 2018, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Drejtësia franceze e ka dënuar me një vit heqje lirie, por pasi ka qëndruar 8 muaj në paraburgim, është vendosur që të deportohet në Shqipëri.