Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hetimet zbulojnë të tjerë emra të përfshirë në ‘Panama Papers’, figurojnë Berlusconi dhe Galliani

 Hetimet zbulojnë të tjerë emra të përfshirë në ‘Panama Papers’, figurojnë Berlusconi dhe Galliani

Postuar: 15/04/2016 - 12:01

Në miliona faqe dokumentosh të ‘Panama Papers’, është zbuluar edhe emri i Adriano Gallianit. Në fakt 67-vjeçari bënte pjesën e listën e dytë me emrat e biznesmenëve italianë që janë aksionarë të kompanive që janë regjistruar në parajsat fiskale për të shmangur taksat.
 
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ndër 100 emrat italianë figurojnë edhe Silvio Berlusconi dhe Flavio Briatore.
Në fakt presidenti i Milanit rreth 20 vite më parë ka qenë nën hetim për shlyerjen në të zezë të pagesave të disa futbollistëve të Milanit, ndër të cilët Marco Van Basten dhe Ruud Gulit.
 
Si një nga administratorët e ‘Sport Image’, shoqëri e themeluar më shumë se 20 vite më parë nga Berlusconi në parajsat fiskale rezulton të jetë Adriano Galliani.
 
Mossack Fonseca ka krijuar një tjetër shoqëri, që u ka shërbyer Berlusconit dhe Britores, edhe pse dy emrat e njohur në sportit në Itali nuk shfaqen drejtpërdrejt në dokumentet e ‘Panama Papers’.
 
Mediat italiane në ditët në vijim pritet të botojnë të tjera dokumente të rëndësishme që vërtetojnë lidhjen e personazheve të njohura në botën e sportit, që u janë shmangur taksave nëpërmjet kompanive ‘offshore’./zhurnal/
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:10

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

Postuar: 20/07/2019 - 14:16

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit.

Postuar: 20/07/2019 - 13:36

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia

Postuar: 20/07/2019 - 13:10

Në makinën e 37-vjeçari, Ardian Kuka që i mori jetën gruas së tij ditën e djeshme është gjetur nj

Postuar: 20/07/2019 - 11:50

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.