
Do ti bashkohet PS pas distancimit nga PD-ja? Mjeku Halim Kosova reagon për herë të parë

Hetimi mbi tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit/ Pas Olsian Çelës, mësohet se më kë do të takohen ekspertët italianë

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Janar 2020

Grupi i ekspertëve të ardhur nga Italia, ku bëjnë pjesë dy prokurorë të prokurorisë së ‘Aqulias’, një inxhinier dhe 2 oficerë të policisë gjyqësore, pas takimit me Kryeprokurorin e Përgjithshëm Olsian Çelën mësohet se do të zhvillojë takime me prokurorë të Durrësit dhe Krujës.
Tema e diskutimit të takimit të Çelës me ekspertët italianë ka qenë asistenca teknike për tërmetin tragjik të 26 nëntorit. Ndërkohë bëhet me dije se ky takim është mundësuar nga PAMEKA.
Më herët Çela është shprehur se rezultatet e hetimit në çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës janë provë e funksionimit të pavarësisë reale të prokurorëve dhe vlerësoi punën e tyre në këtë drejtim.
Mësohet se 7 ekspertët italianë do të asistojnë prokurorinë e Durrësit e cila ishte dhe epiqendra e tërmetit 6.4 ballë, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe mbi 600 të tjerë mbetën të plagosur. Ekspertët që do të asistojnë në Durrës kanë hetuar në Itali pasojat e tërmetit L’Aquila.
Më të lexuarat


Koronavirusi po përhapet frikshëm në Shqipëri, Halim Kosova surprizon me deklaratën: Më vjen ta marr Ramën në telefon dhe t’i kërkoj...

Mjeku Kita Sallabanda jep detajet: Shqipëria në fazën e tretë të Covid-19

E rëndë në Kuçovë! Vetëvaret pas shtëpisë babai i tre fëmijëve

A do të merren masa të tjera anti-COVID? Reagon kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve

Publikohet fotoja, ky është 30-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme në Korçë

Lajm i mirë / Publikohet lista me 107 emrat që kanë fituar dëmshpërblimet nga tërmeti në Tiranë

Pëllumb Pipero: Virusi është bërë më agresiv! Ja çfarë po konstatojmë tek pacientët

Plagosja me armë në Korçë, policia jep detaje

Gjyqtari Dritan Hasani përballet pa probleme me vetingun

Plas arma në Korçë, plagoset një person
