BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x
BREAKING NEWS

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta janë Kampionët tanë Antikorrupsion, së bashku do të ndëshkojmë të korruptuarit

Mesazhi i fortë nga SHBA, Antony Blinken publikon emrat: Këta
x

Aktualitet

Hetimi për vdekjen e katër rusëve, shkelje të rënda me përkthimin/ Prokurorët morën në pyetje të mbijetuarit me ndihmën e guidës. Zbardhet çfarë nuk shkoi si duhet. Ja dëshmia interesante e menaxheres së hotelit

Hetimi për vdekjen e katër rusëve, shkelje të rënda me

Këtu në Ministrinë e Drejtësisë janë të licensuar 1400 përkthyes që kanë detyrimin dhe përgjegjësinë që të asistojnë gjatë shoqërimit, marrjes në pyetje në komisariate dhe në gjykata të shtetasve të huaj.

Por në rastin e hetimit të vdekjes së mistershme të katër turistëve, grupi i hetimit ka harruar ti pyesë me përkthyesë katër turistët e tjerë. Ata janë pyetur duke u përkthyer nga Maria Bucakiskam një 30-vjeçare nga Ukraina që i ka përkthyer.

Jana Emelina, Aleksander Mikalov, Elena Mikalova dhe Olga Rybalko që u larguan drejt vendit të tyre fill pas vdekjes së mistershme të bashkëkombasve të tyre rrëfejnë përmes guidës se Sergei, Natalia, Ekaterina dhe Nikita nuk kishin asnjë problem shëndetësor. “Vazhdimisht i kam pyetur”, thotë 30-vjeçarja nga Ukraina, “nëse kanë ndonjë shqetësim dhe ata thanë se ishin të kënaqur dhe të lumtur.”

Madje sipas guidës, viktimat ishin nismëtarët dhe propozuesit që grupi të udhëtonte drejt MaQEDONISË SË Veriut ku dhe qëndruan në lokalin Tomato në Ohër. Turistët u ulën në këtë lokal në tavolinën  pranë grupit dhe sipas tyre kishin porositur peskavica dhe peshk. Por akoma më interesante është dëshmia e menaxheres së hotelit ku qëndruan nga e diela në të premten rusët.

Xhudiljana Pole rrëfen se turistët në të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit dhe për të udhëtuar kishin marrë një automjet me qera. Ata rezervuan pishinën dimërore një ditë përpara ngjarjes dhe për këtë administratorja kujton se u ndoq protokolli ku u mat temperatura dhe u kontrolluan aspiratorët.

Ndricim Halilaga është një punonjës që pastroi pishinën. Ai thotë se hodhi një gotë ujë pluhur me 60 ton ujë që mbante pishina.

Policia e ka referuar çështjen për vrasje në rrethana cilësuese sipas nenit 79, dhe ndërkohë që priten ekspertizat e mjekësisë ligjore që do të përcaktojë shkaqet se nga çfarë ndërruan jetë katër rusët. Nga ana tjetër, ISHP ka kthyer pas mostrat e dërguara nga grupi i hetimit duke konsideruar gjatë një interviste për Top Channel se ato ishin marrë në formën e gabuar dhe duhet të administroheshin nga specialistët e fushës, duke sjellë në këtë mënyrë vonesë të kthimit të përgjigjes nëse ishte apo jo e lartë përqindja e klorit në ujë, e tillë që mund të sillte helmimin vdekjeprurës të turistëve.