BREAKING NEWS

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat zbulon cilat janë 3 nga vendimet që mund të merren në tubimin e 2 Marsit nga Ilir Meta

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat
x

Aktualitet

Hetuan pasojat e tërmetit në L’Aquila, ekspertët italianë zbarkojnë në Shqipëri, 7 hetues në Prokurori, ç’pritet ditën e nesërme

Hetuan pasojat e tërmetit në L’Aquila, ekspertët

Tërmeti i mëngjesit të 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe dëme kolosale, dhjetëra pallate të shembura dhe qindra banesa të pabanueshme. Hetimeve pritet t'i shtohen edhe 7 ekspertë që kanë ardhur nga Italia dhe do të asistojë Prokurorinë e Durrësit në hetimet për tërmetin shkatërrimtar.

Mësohet se ekspertët italianë kanë zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa nesër do të zbarkojnë në Durrës. Ata kanë qenë pjesë e hetimeve që nisën në Itali pas tërmetit në L’Aquila, ku gjithashtu pati viktima në njerëz e dëme të konsiderueshme materiale.

Në qytetet e prekura nga tërmeti prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”.