
Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Hidrocentrali i Skavicës; pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese rikthen shpresën tek mjedisorët

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Shtator 2023

Një deklaratë e përbashkët për shtyp e rrjetit CEE Bankwatch, organizatës mjedisore EuroNatur, Shoqatës për Mbrojtjen e Drinit të Zi, dhe Grupit të Aktivistëve Rural të Dibrës deklaroi se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri do të rishqyrtojë ligjin për ngritjen e hidrocentralit të Skavicës nga kontraktori amerikan Bechtel.
“Ne shpresojmë shumë që ky ligj të anullohet, Skavica të mos bëhet dhe ky rast të shërbejë si një mësim dhe motivim për të gjitha rastet e ngjashme dhe të tjera që i shohim rëndom çdo ditë”, i tha BIRN Majlinda Hoxha, koordinatore e Grupit të Aktivistëve Rural të Dibrës.
Në qershor të vitit 2021, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe kompania amerikane Bechtel nënshkruan një marrëveshje për fillimin e punimeve të hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin me qasje të përshpejtuar.
Në deklaratën për shtyp të mjedisorëve shkruhet se kontrata e Bechtel është kontroverse dhe qartazi pa procedurë tenderimi.
“Duke anashkaluar prokurimin dhe konkurrencën e hapur, kjo marrëveshje ngre dyshime mbi korrupsion të mundshëm dhe dyshime mbi vlerën e parave të projektit. Ajo gjithashtu shpërfill vlerësimin e ndikimit në mjedis”, shprehet Andrey Larev, aktivist i biodiversitetit pranë rrjetit CCE Bankwatch.
Ankesa e depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shoqata për Mbrojtjen e Drinit të Zi me mbështetjen e EuroNatur dhe rrjetit CCE Bankwatch pretendon shkeljen e parimeve të barazisë ligjore dhe lirisë ekonomike në dhënien e kontratave publike.
Në vitin 2021 përfaqësuesit e kompanisë Bechtel deklaruan se diga e Skavicës do të shërbejë si një mbrojtje më e madhë ndaj përmbytjeve të përvitshme.
“Skavica do të rrisë prodhimin e kaskadës dhe do shtojë sigurinë dhe përfitimet mjedisore. Kombinimi i projekteve ekzistuese aktualisht rezulton në prodhimin më të madh të energjisë në Ballkan, me një prodhim të kombinuar që arrin deri në fuqinë 1350 MW”, u shpreh dy vite më parë Andrew Patterson, menaxheri i zhvillimit te projektit në kompaninë Bechtel, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë.
Hoxha ngre alarmin e rrezikut jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për komunitetin e banorëve të zonës.
Ajo shtoi se janë 41 fshtatra dhe më shumë se 2500 shtëpi në bashkinë e Dibrës që kërcënohen nga ky projekt, dhe që e kanë mirëpritur përgjigjen e gjykatës.
“Banorët janë më shpresëplotë tashmë dhe e kanë pritur shumë pozitivisht pranimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Hoxha, duke theksuar se impaktet sociale të Skavicës mund të rezultojnë më të dëmshmet e të gjitha digave në Europë deri më sot.
Sipas organizatave mjedisore, pranimi i ankesës nga Gjykata Kushtetuese për gjykim në seancë publike plenare është një arritje e rëndësishme, pasi përbën një ndër çështjet e rralla të ankesave të pranuara nga Organizatat e Shoqërisë Civile.
“Deri më tani nuk ka një datë të përcaktuar nga gjykata, por fakti që kemi kaluar fazën e parë na ka dhënë shumë shpresa që e drejta jonë do të respektohet”, përfundoi Hoxha./BIRN
Më të lexuarat


"Tani kemi një valë të dytë të tmerrshme", Blushi flet lëvizjen e emigrantëve: Kanë dy mundësi të votojnë ose…

U kapën me arsenal armësh pas planit për vrasje hasmërie, Gjykata Elbasanit merr vendimin për autorët (Emrat)

“A është Komploti platformë politike”? Ja si përgjigjet Ben Blushi

Përplasja e ashpër mes dy familjeve në Rëshen/ Si i shpëtoi atentatit nipi i Kastriot Reçit nga Martin Bardhi? Ndalesa në pikën e karburantit, plumbat qëlluan drejt...

“Pavarësia nuk ishte një ngjarje rastësore”, studiuesi i njohur hedh dritë mbi disa fakte: Jemi në fazat e para të një tranzicioni historik, Shqipëria ishte një projekt evropian

Debati 28 apo 29, flet studiuesi i njohur: I sponsorizuar nga politika, shumë historianë janë…

Ekzekutimi i Martin Bardhit/ Zbardhet dosja hetimore, detajet e reja 'hedhin dritë' mbi vrasjen e Marjan Markut: Makina e autorëve që u shfaq para lokalit, u përdor edhe në krimin ndaj...

Protesta të dhunshme, Kryetarja e Gjykatës Speciale 'sfidon' PSD: Ejani më takoni në hotel po deshët që...

I'u gjetën 1400 bimë kanabis, bien në pranga 2 shqiptarë dhe një kolumbian

“Masa me efektin domino”, Holanda 'tmerrohet' nga klanet shqiptare të drogës, prokurori i njohur zbardh prapaskenat e forta: Autorët shpesh kanë dokumenta...
