BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Aktualitet

"Historia jonë me COVID-19 po shkon drejt mbylljes”, Pëllumb Pipero jep lajmin që të gjithë po e prisnim: Ja kur do të hapen fundjavat!

"Historia jonë me COVID-19 po shkon drejt mbylljes”,

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero shprehet se historia jonë me Covid-19 po shkon drejt mbylljes.

“Intensiteti i virusit ka rënë, numrat janë në ulje të qëndrueshme, grafiku ka oshilacione, por vijnë nga strategjia jonë që gjurmon rastet dhe kontaket e afërta. Pra kemi pasur diku 15 apo 5, por rastet përgjithësisht janë asimptomatikë. Historia jonë me COVID po shkon drejt mbylljes”, tha Pipero për News24.

I pyetur pse zonat e kuqe po mbyllen në fundjavë, Pipero u shpreh:

“Virusit nuk i shkojnë batuat, por në fundjavë ka rrezik për grumbullimin e njerëzve, shtohet rreziku për shtimin e numrave. E gjykoj të arsyeshme fundjavën më të shtrënguar, por them se ecuria e epidemisë më bën optimist se fundi i muajit do të jetë tërësisht i lirë. Do të sugjeroja që në fund të majit të hapeshin të gjitha zonat. Nga ekspozimi mund të fitojmë edhe më shumë imunitet…Besoj që në fund të majit të hapen edhe fundjava”.