Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Historia rrëqethëse e 42-vjeçares që dogji shtëpinë në Fier: Vajzat doja ti vrisja që të mos vuanin

Postuar: 14/08/2018 - 21:15

Konfliktet e vazhdueshme mes Ardian Gjikës dhe bashkëjetueses së tij Rudina Kishta duket se e kanë detyruar këtë të fundit ti vendoste flakën banesës ku ata jetonin.

Nga burime policore është mësuar se çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo ka bërë që 42-vjeçarja të largohej shpesh herë nga banesa. Edhe bashkëjetuesi i saj e konfirmoi mbrëmjen e shkuar se ajo ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa.

Në dëshminë e saj mësohet se 42-vjecarja Rudina Kishta të ketë thënë se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.

Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42-vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t'i hiqte qafe që të mos vuanin.

Ndërkohe nga banorë të zonës mësohet se 47-vjeçari Ardian Gjika qëndronte shpesh herë i alkoolizuar, e madje edhe të atin e tij Trifon Gjika e kishte detyruar të largohej para disa kohësh nga banesa ky jetonin çifti. Banesa e djegur është ndërtuar nga babai dhe është në pronësi të Trifon Gjikës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 23:56

 Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës së saj.

Burimet e Policisë vendore, sqarojnë se është vetëhelmuar me ilaçe, A. F., 45 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital.

Postuar: 22/09/2018 - 22:05

Ada është një vajzë 23-vjeçare nga Berati, e cila pasi përfundoi studimet e larta vendosi që të q

Postuar: 22/09/2018 - 21:45

Një çift të moshuarish janë bërë protagonistë të rastit më të fundit të dhunës në familje.Sipas p

Postuar: 22/09/2018 - 21:06

Një nënë nga Berati ka thyer shifrat e INSTAT lidhur me numrin e lindjeve në vend.Në harkun kohor

Postuar: 22/09/2018 - 20:55

Policia Kufitare e Rinasit bën me dije se ka bllokuar fluturimin e një avioni, pasi kapiteni kish

Postuar: 22/09/2018 - 20:29

Përmes një njoftimi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e Tiranës

Postuar: 22/09/2018 - 19:34

 Një person rezulton i zhdukur  që prej ditës së djeshme në Mirditë.