BREAKING NEWS

Gjykata e Posaçme merr vendimin final, dënon me burg ish-gjyqtarin e njohur Luan Dacin

Gjykata e Posaçme merr vendimin final, dënon me burg ish-gjyqtarin e
x

Aktualitet

Historia rrëqethëse e vajzës shqiptare, tregon si është përdhunuar dhe torturuar: Kam provuar 10 herë të vetëvritem, më humbën kujtesën...

Historia rrëqethëse e vajzës shqiptare, tregon si është

Një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka treguar se si kishte provuar të vetëvritej pas dhunës që kishte përjetuar nga forcat serbe. E ftuar në Kanalin 10 a ajo është shprehur se gjatë asaj kohe për shkak të torturave asaj i humbën kujtesën dhe se deri në vitet e vona nuk ka ditur as të shkruaj dhe as të lexoj.

Ajo ka treguar më tej se pas përfundimit të luftës ajo është përpjekur 10 herë që të vras veten dhe kjo vetëm për kujtimet e hidhura që i kishin mbetur nga torturat që kishte përjetuar në luftë.

“Edhe pse kam qenë e shkolluar, mua ma kanë humbur edhe kujtesën edhe shkrim-leximin. Deri vonë nuk kam ditur as nënshkrimin ta shkruar. Në stacion më patën lidhur serbët e më thonin gjeje Adem Demaçin, a e keni dikë në UÇK? Pastaj më pyesnin serbisht për gjarprin, unë nuk e dija për kë është fjala, tash e di që ka qenë Thaçi. Dhjetë herë jam munduar të bëj vetëvrasje. E kemi pasur një bunar në oborr, dhjetë herë më ka zënë nëna duke dashur të kërcej. Sa herë doja të kërcej në bunar, e dëgjoja zërin e saj e si u kthejsha në shtëpi më thoshte ‘a ishe te bunari a?’. Sikur ia ndjente zemra se po ndodhte diçka” – ka treguar ajo në Kanal10.

Më të lexuarat