BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet situata epidemiologjike në vend

Ministria e Shëndetësisë informon qytetarët: Ja si paraqitet
x
BREAKING NEWS

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti: Ja çfarë do të ndodhë së shpejti

“Le të shohim nga e ardhmja”, Edi Rama jep lajmin nga Egjipti:
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre marrëveshjet e rëndësishme

Edi Rama pritet me ceremoni shtetërore në Egjipt, nënshkruhen tre
x
BREAKING NEWS

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis botërorin. Ja çfarë ka ndodhur në kufi

Plas skandali/ Serbia ndalon boksierët nga Kosova, Shqipëria braktis
x
BREAKING NEWS

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, kush është emri i njohur që i besohet posti i rëndësishëm

Vendimi hyn menjëherë në fuqi/ Emërohet drejtori i
x
BREAKING NEWS

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të ardhurave, ja pronat që zotërojnë politikanët shqiptarë, nga Meta e Berisha, te Rama, Basha e deputetët

Projekti/ Sekuestrohen pasuritë që kalojnë 2-fishin e të
x
BREAKING NEWS

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë “garda e vjetër” u përjashtuan prej tij, “Foltoren” po e përdor si mjet shantazhi

Zbardhet qarkorja, PD rrëzon Berishën: Topalli, Imami dhe gjithë
x
BREAKING NEWS

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as në nëntor, presidenti vijon luftën në prapaskenë

Shkarkimi i Metës pa afat, seanca në Kushtetuese nuk parashikohet as
x

Aktualitet

Historike/ Imazhi i të riut shqiptar pushton sheshin kryesor të New York-ut, e afërmja e tij zbulon arsyen (VIDEO)

Historike/ Imazhi i të riut shqiptar pushton sheshin kryesor të New

Një i ri shqiptar ka pushtuar sheshin ‘Time Square’ në New York. Për të folur ne lidhje me këtë sot ishte e ftuar në emisionin ‘Shije Shtëpie’, 28-vjeçarja Fjolla Rraci.

Historia e saj lidhet me një njeri të shtrenjtë në jetë që është kushëriri i quajtur Meriton, nga i cili e ndan vetëm një diferencë prej 9 muajsh në moshë.

Por pse emri i Fjollës është lakuar së tepërmi ditët e fundit në mediat sociale? Sepse ajo ia ka dalë që së bashku me Leon të pushtojnë ekranin gjigand të “Times Square” në Nju Jork. Fjolla është me profesion terapiste e sjelljes dhe është një prej zërave më këmbëngulës dhe në mbrojtje të fëmijëve me sindromën Down, sindromë të cilën e ka edhe kushëriri i saj Meritoni.

Ajo tregon se gjatë rritjes së tyre së bashku, Meritoni nuk i është dukur kurrë ndryshe pasi të gjithë jemi të ndryshëm dhe nuk mendonte se ishte diçka për t’u vënë në pah. Por me rritjen, kanë qenë prindërit e saj të cilët i kanë treguar për diagnozën e tij dhe sjelljen që ajo duhej të tregonte. Sot, pavarësisht se jetojnë larg, ata mbeten në kontakt çdo ditë dhe Fjolla është në dijeni të gjithçkaje në jetën e tij.

Lufta e saj në mbrojtje të personave me këtë sindromë është e madhe e kështu ia ka dalë që të vendosë për të tretën herë fotot e personave me sindromën Down në murin e madh të “Times Square”.

I pari ka qenë Ben Godeni, fëmija i parë që është shfaqur. Më pas ka qenë Meritoni, kushëriri i Fjollës. E 2 ditë më parë Leoni. E pyetur nga gazetarja e emisionit, “Shije Shtëpie”, Agida Koçi, Fjolla rrëfen edhe rrugëtimin për shfaqjen e imazheve në ekranin gjigand.

Agida Koçi: Sa e rëndësishme është për ty kjo arritje dhe cilat kanë qenë procedurat për të arritur deri atje?

Fjolla Rraci: Po ju tregoj procedurat si fillim. Çdo vit, në kuadër të sindromës Doën të muajit të kësaj sindrome, National Down Syndrome Society ka një lloj aplikimi që të tregosh arsyen pse fotoja e këtij personi me Doën Syndrome të shfaqet në atë ekran. Është viti i tretë që shfaqet një person shqiptar me sindromën Down në “Times Square”. Kam aplikuar me foton e Leonit këtë vit sepse është mënyra e vetme ndoshta, për t’i falënderuar për të gjitha mësimet e jetës që më ka dhënë dhe t’i tregoj se edhe pse larg, vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për mua. Sa është e rëndësishme të dalësh në foto? Është shumë, është e bukur jo vetëm për t’u parë dhe njerëzit e meritojnë të shohin Leonin aty, por veç fakti që po tërhiqen dhe sot po flasim për sindromën Down, për diçka që është shumë e bukur për t’u parë, po për mua është shumë më shumë e rëndësishme të shfaqet këtu.

Agida Koçi: Ti më ke treguar se që videoja të shfaqet në “Times Square” duhet të shkruhet një listë me arsye. Çfarë arsyeje ke shkruar për Leon?

Fjolla Rraci: Në aplikim kërkohet pse është e rëndësishme që kjo foto dhe ky njeri të shfaqen. Unë vetëm shkruajta sa i rëndësishëm është Leoni për mua. Gjatë kohës që kam jetuar në Kosovë, kam qenë asistente e Leonit në shkollë, klasa të rregullta dhe e kisha për detyrë t’i shpjegoja çdo gjë që ka lidhje me sistemin arsimor, për shkronjat, numrat, gjografinë, biologjinë, gjërat e zakonshme. Ama në këmbim, Leoni më ka mësuar thelbin e jetës dhe këto kanë qenë arsyet goxha të mjaftueshme që të shfaqej kjo foto.

Katerina Trungu: Thelbin e jetës? Mund të ma thuash, përshkruash se çfarë përkufizohet kështu për ty?

Fjolla Rraci: Leoni më ka mësuar si duhet të jetë njeriu dhe ta pranojë veten siç është dhe s’ka nevojë të ndryshosh për t’u dukur mirë në syrin e kurrkujt. Më ka mësuar që të jesh ndryshe është vlerë dhe që tjetrin duhet ta pranosh pikërisht ashtu siç është.