BREAKING NEWS

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas ‘bombën’, zbulon emrat e vrasësve të Remzi Hoxhës, mes tyre edhe figura të rëndësishme politike (FOTO)

“Një krim shtetëror”/ Artan Hoxha plas
x

Aktualitet

'Hoqa prangat dhe u hodha nga kati i tretë', shqiptari rrëfen historinë e trishtë si i shpëtoi burgut serb

'Hoqa prangat dhe u hodha nga kati i tretë', shqiptari

Atleti nga Kosova Fikret Shatri, ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”.

Atleti tregoi eksperiencën e tij të vrapimit, nga Prishtina në Tiranë, gjë të cilën e ka realizuar në fillim të korrikut.

Por gjatë bisedës në dritë doli dhe një histori tjetër e tij. Atleti rrëfeu se ushtarët serb, e kanë burgosur dhe ai me pak “dinakëri” mundi të arratisej.

“Kur na kapën si ushtarë na prangosën, na futën në dhomat e hetuesisë së policisë serbe në qytetin e Pejës, sepse isha në zonën e Dukagjinit në atë kohë. Kisha shkuar si student për t’u inkuadruar në radhët e ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte një tavolinë dhe ata harruan kërbaçit me të cilin na dhunonin. Punëtori i sigurimit serb, hoqi çelësin nga xhepi i vogël i pantallonave dhe e vendosi shumë larg meje. Mirëpo fati im ishte që kërbaçi ishte i gjatë dhe e afrova çelësin. Diku nga mëngjesi u hodha nga kati i tretë, u arratisa. Shpëtova pa i thyer këmbët dhe duart por isha i gjakosur për shkak se ishte asfalt dhe kishte guraleca poshtë. Sot jam gjallë dhe ja ku jemi, kisha fatin e tillë”, u shpreh Shatri.

Më të lexuarat