Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hoqi mësuesen nga puna/ Drejtoresha pushohet edhe vetë, befason reagimi i saj: Ufff sapo u shkarkova

Postuar: 14/09/2018 - 23:25

Mësuese Fatbardha Alushaj rrëfeu për emisionin “Stop” si e larguan padrejtësisht nga shkolla 9-vjeçare “Ismail Klosi” në Ballsh, me pretendimin se nuk kishte marrë pjesë në portal. Por kur është punësuar si mësuese në këtë institucion, portali nuk ekzistonte.

“Jam mësuese në shkollën 9-vjeçare “Ismail Klosi” prej 4 vjetësh. Dy vitet e para kam qenë mësuese në lëndën e edukimit fizik me kontratë të përcaktuar. Në vitin 2016 emërohem si mësuese ndihmëse me afat të papërcaktuar, pra me kontratë definitive. Kam punuar me një fëmij që ka probleme dhe pas një farë kohe më vjen një shkresë nga Zyra Arsimore dhe Drejtoria Arsimore, ku thuhet se duhet të më zgjidhet kjo kontratë, pasi unë nuk kam marrë pjesë në asnjë nga portalet “Mësues për Shqipërinë”.

Një udhëzim i tillë nuk ka dalë në vitin që unë kam dalë si mësuese ndihmëse, por në vitin 2017-2018. Unë nuk kam pranuar të firmos, por zgjidhja e kontratës u bë në mënyrë të njëanshme nga ana e drejtorisë së shkollës”, shpjegoi mësuese Fatbardha.

Marrëdhëniet e punës së Fatbardha Alushajt me shkollën “Ismail Klosi” janë ndërprerë në fundin e muajit Qershor dhe aktualisht është e papunë.

“Unë besoj se ky është një akt politik sepse deri diku ma kanë komunikuar. Vetë drejtoresha më tha që të mos bëja përpjekje më tej sepse ata kështu e urdhëronin”, theksoi denoncuesja.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë të Fatbardha Alushajt, gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua shkolëls “Ismail Klosi” për të komunikuar me drejtoreshën Loreta Zeqaj, e cila çuditërisht u shkarkua në po të njëjtën ditë.

Gazetarja – Përshëndetje!
Drejtoresha – Përshëndetje!

Gazetarja – Si jeni? Si kalon?
Drejtoresha – Si ke kaluar?
Gazetarja – Gena Haxhiu, gazetarja e emisionit “Stop”. Ju jeni drejtoresha?

Drejtoresha – Uufff.. Unë sapo u shkarkova nga detyra. Kolektivi është në mbledhje, bënë prezantimin e drejtoreshës së re.

Gazetarja – Sapo u shkarkove?
Drejtoresha – Po!
Gazetarja – Doja të dija, si qëndron e vërteta e këtij largimi?

Drejtoresha – Uufff Fatbardha… Në lidhje me Fatbardhën nuk është bërë asnjë shkelje ligjore. Absolutisht! Kam kaluar gjithë ato kontrolle, gjithë ato ekipe në lidhje me të gjithë problematikën e Fatbardhës dhe konstatimi është se nuk është gjetur asnjë lloj shkelje ligjore. Më besoni!

Gazetarja – Po pse është larguar pra?
Drejtoresha – Nuk… ajo është me kontratë. Është punonjëse me kontratë.
Gazetarja – Kontratë?
Drejtoresha – Me kontratë të përcaktuar.

Gazetarja – Më jep pak kontratën e përcaktuar dhe nga kush është firmosur sepse unë kam në dorë një kontratë tjetër që thuhet se është definitive.

Drejtoresha – Të lutem! Ato janë bërë gabimisht dhe janë gjetur shkelje nga Ministria.

Gazetarja – Kush i ka bërë gabimisht?

Drejtoresha – Në raport janë nga Zyra Arsimore, janë miratuar atje.

Gazetarja – Domethënë ju për këtë arsye bëni përgjegjëse Zyrën Arsimore?

Drejtoresha – Normale sepse atje është bërë miratimi. Miratimi i kontratave.

Gazetarja – Më fal që po pyes, po motivi jot i largimit nga puna, meqënëse me një gur po vrasim dy zogj?

Drejtoresha – Dihet, është politike. Absolutisht, përderisa në këtë moment rolin politika e luan tek drejtuesit, unë nuk kam se çfarë shtoj tjetër.

Gazetarja – Faleminderit dhe suksese në jetë! Nuk ta them në konotacionin e keq.

Drejtoresha – Absolutisht dhe unë të falenderoj dhe shpresoj të kesh marrë pergjigjen e duhur nga unë!

Pra, drejtoresha u shpreh se është shkarkuar për arsye politike, ndërsa për mësuesen Fatbardha Alushaj tha se përgjegjësia e kontratës i takon Drejtorisë Arsimore Rajonale në Fier. Ndaj dhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua DAR-it për të zbuluar arsyen e largimit nga puna të mësuese Fatbardhës.

Drejtoresha e këtij institucioni, Yllba Beci tha se kontrata me afat të papërcaktuar që ka lidhur Fatbardha Alushaj me shkollën “Ismail Klosi” bie ndesh me të gjitha udhëzimet që ka në fuqi arsimi parauniversitar.

“Nuk i plotësonte kriteret përkatëse dhe për këtë arsye kjo kontratë është zhbërë. Pasi është kapur me një shkelje prej një kontrolli të kryer nga institicuionet në varësi”, shpjegoi drejtoresha Beci.

Ndërsa juristja Këze Hyskaj tha se DAR Fier i është drejtuar Zyrës Arsimore në Mallakastër për verifikimin dhe marrjen e masave përkatëse për drejtorinë e shkollës, që ka bërë lidhjen e kontratës.

Si përfundim, nuk ka rëndësi nëse Fatbardha Alushaj është larguar nga puna për arsye politike apo jo, por që tanimë është e papunë, ashtu si dhe drejtoresha Loreta Zeqaj./tvklan/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2018 - 12:14

Një vajzë në qytetin e Elbasanit është rrëmbyer me dhunë nga një person i cili e ka futur në një makinë tip BMW.

Mësohet se vajza ka hapur derën dhe ka kërkuar ndihmë teksa kalonte tek Drejtoria e Policisë.

Postuar: 22/11/2018 - 11:59

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria shqiptare kanë ekspozuar ditët e fundit disa prej aseteve të ty

Postuar: 22/11/2018 - 11:54

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Shpëtim Kurti është njëherazi kandidat për Kë

Postuar: 22/11/2018 - 11:48

Banorët e Astirit po protestojnë para ambienteve të jashtme të Kuvendit, duke kërkuar që të takoj

Postuar: 22/11/2018 - 11:48

Një konflikt pronësie nisi mëngjesin e djeshëm në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Vaso Pash

Postuar: 22/11/2018 - 11:39

Përpos deputetëve të opozitës sot në protestën para Kuvendit në mbështetje të banorëve të Unazës