BREAKING NEWS

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi me Shqipërinë

BE pret të hapë fluturimet nga 15 Qershori, ç’do ndodhi
x

Aktualitet

Hoqi pantallonat përpara kryeministrit Rama, gazetari Lela tregon arsyen pse bëri këtë veprim

Hoqi pantallonat përpara kryeministrit Rama, gazetari Lela tregon arsyen

Gazetari Alfred Lela mbrëmjen e djeshme përballë kryeministrit Rama, në shenjë revolte Lela hoqi pantallonat për t'i treguar kreut të qeverisë dhunën që policia kishte ushtruar.

Në studion e lajmeve në Ora Neës, Lela tha se veprimin e bëri edhe për ti treguar kryeministrit Rama që qeverisë i kanë rënë pantallonat.

Alfred Lela: Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmesh. Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë ti mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës  që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi.