BREAKING NEWS

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas ‘bombën’ live nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’: Ministria po gënjen!

‘Pacientët nuk ushqehen dhe as higjenizohen’ gazetari plas
x

Aktualitet

Horror në Kombinat! Era e rëndë alarmoi fqinjët/ “Në shtëpinë e tyre hynin njerëz të veshur zyrtarë”, flet kunati i Zhaneta Josifit: Më thanë që s’e ka mbushur afatin për të dalë

Horror në Kombinat! Era e rëndë alarmoi fqinjët/

Dëshmi të tjera vijnë për ngjarjen që tronditi një ditë më parë Tiranën por jo vetëm, pasi nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.

Kunati i Zhaneta Josif, 56-vjeçarja që u gjet e vdekur thotë se kishte një vit që nuk e takonte Anisën, vajzën e madhe që sipas policisë kishte 5 muaj që kishte vdekur.

Sotiri ka thënë jashtë kamerës për gazetaren Dorjana Bezat që kunata me vajzën tjetër nuk e kishin lënë të takonte Anisën duke thënë se nuk e kishte mbushur afatin për të dalë.

“Kishte një vit që nuk e takoja Anisën. Kur kam shkuar në shtëpi kunata dhe vajza tjëtër më kanë thënë që se ka mbushur ende afatin për të dalë dhe nëse unë do e shihja Anisën e ndëshkonte Zoti”, ka deklaruar kunati.

Ai tregoi se familja Josufi ishin praktikantë shumë vite më parë dhe kontaktin e pare me këtë sekt e kanë marrë në Përmet, ndërsa më vonë frekuentonin një qendër tek “Selvia”. Kunati ka deklaruar po ashtu se iu ka kërkuar që të hiqnin dorë nga praktikat e këtij sekti pasi bënin sakrifica shumë të mëdha dhe madje ka shkuar dhe në polici dhe bashki. Këto ankesa kanë bërë edhe që mes Zhanetës dhe motrës së saj të lindnin konflikte.

“Që prej fundit të janarit daja nuk ka pasur kontakte me Anisa Josifin. Hetimet thonë se nga këqyrja e trupit të pajetë të 33-vjeçares, flitet për një kohë të gjatë që ka ndërruar jetë. Ai lyhej me një solucion me bazë vaji për mos t’u dekompozuar. Nëna dhe dy vajzat e saj praktikonin një sekt fetar, Dëshmitarët e Jehovait, por nuk janë qenë të regjistruara në qendrat e këtyre besimtarëve. Ata predikonin të lira. Në banesën e tyre vinin njerëz të veshur zyrtar që shpërndani broshura. Policia ka gjetur jo vetëm libra bible, por dhe fletore ku ata tregonin vullnetin e tyre ndaj besimit dhe detyrimet qe kishin marrë përsipër.”, deklaroi gazetarja në raportimin e saj live.

Më të lexuarat