Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hoxha i siguroi paratë për t’u kuruar në Itali, adoleshentit shkodran nuk i japin pasaportën

Postuar: 12/11/2018 - 19:50

Një histori vërtet e dhimbshme ajo e Musa Baculit, 15-vjeçarit nga Shkodra, i cili vuan nga një sëmundje që nuk mund të kurohet në Shqipëri.Paratë për kurimin e tij janë siguruar nga hoxha Elvis Naçi, mirëpo ndonëse i ka 50 mijë eurot i mituri nuk lejohet të udhëtojë drejt Italisë për t’u kuruar.

Kjo pasi ai nuk ka pasaportë për të kaluar në një shtet tjetër dhe në zyrat e bashkisë nënën e tij e sorollasin sa andej-këtej.
 
15-vjeçari ka 3 muaj që po qëndron në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa e ëma, Afërdita Baculi është interesuar që i biri të pajiset me pasaportë.
 
Por sipas “ShkodraNewas”, tek aplikimi që bëhet tek zyrat e bashkisë nga kompania ALEAT i kanë thënë se ajo duhet që ta sjellë djalin e saj me ambulancë për të aplikuar në një kohë kur është totalisht e pamundur sepse rrezikon jetën. Më pas nëna e Musas ka shkuar tek policia vendore por aty i kanë dhënë një numër celulari të qendrës së kompanisë ALEAT në Tiranë në një kohë kur nëna e 15 vjeçarit e ka të pamundur sepse duhet që të qëndrojë pranë djalit të saj.
 
Nga ana tjetër sipas ligjit shqiptar në raste të tilla është e parashikuar që punonjësit vetë duhet që të shkojnë në spital ku ndodhet pacienti dhe t’i marrin shenjat e gishtave si dhe t’i bëjnë edhe foton përkatëse. Në fakt kjo nuk ka ndodhur ndërsa punonjësit në vend që të zbatojnë ligjin sorollasin nënën e 15 vjeçarit.
 
Mirëpo shëndeti i Musait nuk mund të presë për procedurat e stërgjatura të shtetit, që përveçse nuk të ofron shërbim shëndetësor, nuk të lejon as të shkosh ta marrësh atë diku tjetër.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 20:02

Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në disa zona malore në vend, ndërkohë që kanë filluar edhe problemet e para.Situata më e vështirë paraqitet në qarkun e Dibrës, ku në zonat e thella shkon mbi 30 cm dhe janë

Postuar: 14/12/2018 - 19:47

Studentët vijojnë të sfidojnë reshjet e shiut para godinës së kryeministrisë.

Postuar: 14/12/2018 - 19:40

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “24 Maji” të qy

Postuar: 14/12/2018 - 19:37

Maskat janë rikthyer në qytetin e Vlorës, ku mbrëmjen e sotme bëhet me dije se kanë grabitur nj

Postuar: 14/12/2018 - 19:30

Policia italiane ka arrestuar 4 shqiptarë, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale si vjedh

Postuar: 14/12/2018 - 19:24

Senati Akademik i Universitetit Bujqësor të Tiranës me anë të një deklarate për mediet ka reaguar

Postuar: 14/12/2018 - 19:13

Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.