BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Humbëm një njeri të madh”/ Eliona Demaliaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta parakohe të profesorit të njohur të mjekësisë: Kërkues shkencor, pedagog dhe gjenetist i shkëlqyer

“Humbëm një njeri të madh”/ Eliona Demaliaj mesazh

Humbi jetën një prej figurave më të rëndësishme dhe të lartësuara të mjekësisë shqiptare profesor Grigor Zoraqit, ‘mjeshtrit’ të analizave të AND-së i cili u nda krejt papritur nga jeta ditën e djeshme.

Prof.asc Eliona Demaliaj, njëherazi drejtore e SUOGJ  “Mbretëresha Geraldinë”, i ka dedikuar një shkrim homazh profesorit të ndjerë, Demaliaj shkruan se kemi humbur një kërkues shkencor, pedagog, gjenetist dhe drejtues të shkëlqyer.

"Profesionalizmi, aftësia, korrektësia, serioziteti e karakterizonte në çdo hap Prof.asc Grigor Zoraqin. Jo vetëm profesionist, por njeri që me qetësinë dhe korrektësinë e tij krijonte respekt tek kolegët. Të ngjallte respekt me deshirën e privatësise dhe me respektimin e saj për të tjerët. Gërshetohej tek ai modesti, profesionisti, pasionanti dhe diskrecioni", shkruan doktoresha.

E PLOTË NGA ELIONA DEMALIAJ:

Dy fjalë për një profesionist, njeri dhe qytetar model.

Nuk e kisha menduar që do shkruaja këto rreshta për largimin nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të papritur të Prof.Asc Grigor Zoraqit, një kërkuesi shkencor, pedagogu, gjenetisti dhe drejtuesi të shkëlqyer.

E pamenduar, jo vetëm si pasojë e moshës së papërshtatshme për t’u larguar dhe për t’u bashkuar me mbretërinë e përjetësisë, por dhe për shkak të vitalitetit, përgjegjësive dhe mendësisë së tij.

Prof.asc Grigor Zoraqi, edukuar në Itali në shkencen e gjenetikës, ushtroi aktivitetin e tij të gjate si pedagog i gjenetikës në Universitetin Bujqësor dhe njëkohesisht ka qenë një prej ideatorëve dhe drejtues i Qendrës së Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike pranë S.U.O.GJ "Mbretëresha Geraldinë".

Kjo Qendër është krijuar në vitet 2003-2004  në SUOGJ “Mbreterësha Geraldinë” me mbështetjen financiare të Fondacionit Shqiptar të Fëmijëve dhe konsulencën profesionale të Laboratorit Genoma, Itali.

Ka qenë dhe është Qendra e parë dhe e vetme e tillë në Shqipëri dhe ka një rëndësi të veçantë  për diagnozën prenatale.

Studioi diagnostikimin para lindjes dhe paslindjes së semundjeve kromozomale apo mbartëse si fibroza kistike, drepanocitoza, talasemite tek fetusi apo i porsalinduri.

Profesionalizmi, aftësia, korrektësia, serioziteti e karakterizonte në çdo hap Prof.asc Grigor Zoraqin.

Jo vetëm profesionist, por njeri që me qetësinë dhe korrektësinë e tij krijonte respekt tek kolegët. Të ngjallte respekt me deshirën e privatësise dhe me respektimin e saj për të tjerët.

Gërshetohej tek ai modesti, profesionisti, pasionanti dhe diskrecioni.

Krenohej me laboratorin e tij, apasionant si askush tjetër për ADN dhe kërkimin shkencor. Djali ishte përkushtimi dhe dashuria e çdo ditë të tij dhe sytë i rrezatonin në çdo sekondë që fliste për të. Ata sy pasqyronin jo vetëm krenari e dashuri, por shumë përkushtim . Perkushtim dhe sakrifice qe vetem nje njeri si Grisha mund ta rrezatonte.

 Si komunitet, kolegë të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” e kemi dashur Grigorin dhe sot ndjejmë mungesën e tij. Do na mungojë përshendetja e tij karakteristike sëbashku me çdo gjë profesionale dhe njerëzore që ai përfaqësonte.

Vështirë të gjesh fjalë për të shprehur ngushëllimet në lulen e moshës, por jeta është një teatër, e çuditshme njëkohësisht, dhe midis çudisë dhe absurditetit që e rrethon, besimi në mirësinë dhe trashegiminë e Grishës, na ngushëllon.

Homazhet i shkojnë familjes, djalit dhe të afërmve.

Faleminderit Profesor!

Më të lexuarat