Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Humbi 2 fëmijët e mitur nga zjarri, babai nuk përmbahet dot në studio (Video)

Postuar: 19/05/2019 - 22:08

'Unë jam Klarenc Lelaj, banoj në Vlorë. Në 4 Janar të 2011-s më ndodhi një ngjarje e rëndë, një fatkeqësi e rëndë… Më fal, më fal… do më falësh'.- Kështu e ka nisur fjalët e tij vlonjati në studion e emisionit "Shihemi në gjyq".

Ndonëse kanë kaluar 8 vjet nga kjo ngjarje tragjike, Klarenc Lelaj e ka të vështirë të përmbajë lotët. Atë 4 Janar, ai dhe bashkëshortja e tij humbën 2 fëmijët e vegjël, 3 dhe 4 vjeç. Për shkak të vështirësive ekonomike, ata punonin gjatë natës dhe fëmijët e mitur i linin vetëm në shtëpi.

Eni Çobani: Është totalisht e mirëkuptuar çdo lot i yti, kështu që kërkojmë ndjese ne, shqiptarët e tjerë, që akoma Shqipërisë nuk i kemi falur dot atë siguri jete që njerëzit të kenë mundësi të rrisin fëmijët e qetë. Sepse të dalësh natën, të dy bashkëshortët dhe të lesh dy fëmijë në shtëpi nuk është e lehtë, por nevoja ekonomike bën shumë familje të mbërrijnë në këto sakrifica.

Zoti Lelaj tregon më tej si ndodhi ngjarje e rëndë.

“Si pasojë e një tensioni të ardhur nga kabina brenda në shtëpi… pasi unë me bashkëshorten punonim në pastrim, e merrnim punën në orën 1 e gjysmë të natës dhe e linim në 3 të mëngjesin. Kishin një periudhë kohe që punonim, për të siguruar jetesën e fëmijëve”.

Eni Çobani: Kishit kaq siguri që t’i linit vetëm dy fëmijë të vegjël?

Klarenc Lelaj: Kishim siguri në kuptimin që unë i kisha lënë të gjitha të siguruara, të mbyllura. Madje edhe salvavitat atë ditë që ndodhi ngjarja unë i kisha ulur dhe nuk kuptoj sesi ka ardhur tensioni i lartë brenda në shtëpi. Kjo është absurde. Shumë të siguruar ikëm në punë dhe kur u kthyem gjetëm atë që kishte ndodhur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 14:39

Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk rrezikojnë më të përmbyten nga ujërat e Lumit Buna.

Postuar: 16/09/2019 - 14:34

Agron Hetoja, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ka realizuar

Postuar: 16/09/2019 - 14:28

Ferdinand Doda është rikthyer për të disatën herë në studion e emisionit “Me zemër të hapur

Postuar: 16/09/2019 - 14:09

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast që operonte në fushën e prodhimit dhe të shitjes së n

Postuar: 16/09/2019 - 13:49

Në një deklaratë për media, Gent Ibrahimi deklaroi se KLP po diskuton mundësinë që puna të nisë e

Postuar: 16/09/2019 - 13:22

Ka dalë sot para trupit gjykues Blendi Teta, i cili u arrestua për vrasjen e ish-policit Santiago