
SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë! Ja sa para janë sekuestruar

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të parandalojnë një “Luftë të Tretë Botërore”, ja 3 shtetet ku mund të shpërthejë një konflikt i armatosur

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin” Vuçiçin, Bashkimi Evropian miraton për herë të parë dokumentin për Kosovën që do të tronditë Serbinë

'Tërmet' në Britani/ Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot

Pësoi arrest kardiak, mbytet një shtetas duke u larë në det

Afera e inceneratorëve, Frrok Çupi plas “bombën” dhe sulmon Metën dhe Kryemadhin, zbulon se kush ia dha dosjen LSI-së

Befason gazetari Robert Papa: Ambasada e SHBA mbështet protestën e Berishës, raportet e DASH për Ramën janë denigruese

BE i jep goditjen e rëndë Vladimir Putinit, ja pse Rusia është drejt kolapsit

Humbi kujtesën për 3 muaj pas aksidentit tragjik, gazetarja e njohur shqiptare rrëfen dramën e jetës së saj: Më përplasi te vijat e bardha, më tha ‘mu duke si...’

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Maj 2022

Në 29 shtator të vitit 2018 gazetarja Arjola Kondakçiu arriti t’i shpëtonte një aksidenti teksa kalonte vizat e bardha. Një makinë e përplasi dhe pësoi disa dëmtime.
3 muaj pas aksidentit filloi dhe humbja e kujtesës gradualisht, nuk mbante mend gjëra nga e kaluara, çfarë kishte bërë apo çfarë kishte thënë, nuk mbante mend çfarë librash kishte lexuar.
Pas kësaj Arjola Kondakçiu mori disa trajtime mjekësore për ushqyerjen e trurit dhe me ndihmën e djalit dhe të nënës së saj lidhi copëza kujtimesh qe i vinin në mendje me tregimin që i thoshin ata dhe kështu i kopsiste ngjarjet që kishte harruar.
Ajo këto copëza i bëri pjesë të librit të saj " Aroma e Ndjesive" 12 vite pasi ishte shkëputur nga veprimtaria e saj letrare. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në studion e emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi gjithë historinë se çfarë kishte ndodhur nga dita e aksidentit e deri më sot.
Çfarë ndodhi në vitin 2018?
Ka qenë një ditë të bukur, po shkoja në punë. Ishte programi i mëngjesit se si do kisha ditën përpara. Në 7.20 të mëngjesit, te vijat e bardha, isha në rregull dhe kuptova se çfarë më ndodhi. Thjesht ajo ulërima që kam bërë në ato momente e kam të ruajtur në memorie për shumë vite.
Isha në stacionin e autobusit, shoferi ndaloi se kishte shumë njerëz e nuk ikte dot. Policia ishte shumë afër. Ai e ka pranuar fajin. Unë e denoncova, por jetojmë në Shqipëri. shpeshherë them më shtypi, por pse nuk më qëlloi një njeri i saktë që të mbante përgjegjësi. Djali im nuk e ka përballuar dot traumën e prandaj e fala atë që më aksidentoi. Ishte një traumë në vete. Ai më thoshte “rëndësi që ti hape sytë, je gjallë me mua”.
Atë ditë humbe ndjenjat?
Me aq informacione që kam, se i kam humbur ndjenjat. Ambulanca ka ardhur pas 20 minutash. Kam pasur një tronditje shumë të madhe kur isha në ambulancë. Ishte shumë e çuditshme, nuk e kam për aksidentin. Por çfarë ka thënë shoferi. I kishte rënë rrezja e diellit, ka parë dy njerëz paralelisht. Ai ka shtuar shpejtësinë pasi kanë kaluar ata të dy. Më ka thënë “mu duke si hije e zezë”. Për mua ishte një trishtim i madh. Kam pasur një fustan të kuq që nuk e para përdor këtë ngjyrë. Edhe sot jam veshur me të kuqe për të sfiduar frikën e brendshme, për t’i dhënë fund ndjesisë së brendshme.
Cilat ishin dëmtimet që kishe pësuar nga aksidenti?
I pari dhe më i rëndi problemi te këmba e majtë. Nuk shkoj dot në punë, e nëse nuk shkoja në punë si të përballoja jetesën. Djali atë muaj ka mbaruar liceun artistik dhe do hynte në akademi. Puna ime kërkonte taka dhe nga problemi i këmbës nuk i vishja dot.
Personi që unë e fala dhe e nxora nga burgu jo se e meritonte, nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi kur doli. Nuk kërkoi falje me shpirt.
Për sa kohë u dënua?
Është shumë e vështirë
Të ka kërcënuar?
Kjo është pika. Isha e pambrojtur. A ka ndërgjegje ky njeri? Nëse nuk kanë para për të të mbështetur, të paktën një fjalë.
Pse e tërhoqe dënimin?
Ishte djali im që më lutej. Kishte merakun tim. Unë nuk e fala asnjëherë me shpirt. Djali im pa me kë person do përballesha, nuk i pëlqenin konfliktet.
Sot nuk ke më komunikim me të?
3 javë pasi ka dalë nga burgu tha do vij dhe do të mbaj përgjegjësi, por asgjë.
Kisha humbje të pjesshme të kujtesës. Këtë e kuptova kur po flisja me djalin, kur më thoshte ndonjë gjë dhe i thosha nuk e mbaj mend.
Ishin copëza të ndryshme? Çfarë nuk mbaje mend?
Më filloi një dhimbje e madhe koke dhe mu desh t’i nënshtrohesha trajnimeve. Në konsultat me neurologun , thashë si ka mundësi që unë kam lexuar kaq shumë libra, nuk kujtoja shumë gjëra nga fëmijëria.
Sipas shpjegimit të doktoreshës, ishte një humbje kujtese e pjesshme.
Po. Mami më ka ndihmuar shumë se ka një memorie të jashtëzakonshme. Kam bërë një ushtrim me veten time, praktik që rezultoi shumë i nevojshëm.
Më të lexuarat


“Ankohen nën zë! Nuk duan të shënjestrohen nga eprorët”/ Ervin Karamuço tregon hallin e efektivëve dhe ngre alarmin: Jelekët taktikë të Policisë së Shtetit, janë të dëmshëm për shëndetin...

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve, Bordi i Transparencës njofton sa do shitet sot nafta dhe benzina

Protesta e PD-së, policia njofton rrugët që do bllokohen: Shmangni lëvizjen në këto akse!

“Si nuk doli një trim në vendin tonë”/ ‘Thumboi’ ashpër Edi Ramën, shpërthen Klodiana Lala dhe rrëfen ‘luftën’ e saj me kryeministrin

Vjen ndryshimi drastik i motit, meteorologia parashikon si do jenë temperaturat sot dhe nesër

Degradon protesta në Shkup/ Maqedonasit përplasen ashpër me shqiptarët, qëllohet me armë. Zbardhen zhvillimet e fundit

Pësoi arrest kardiak, mbytet një shtetas duke u larë në det

“Përgjegjësia është e Edi Ramës”/ Pak orë para protestës së PD-së, Jul Deda del me mesazhin e fortë: Nuk besoj se është dikush që i ka bërë më shumë keq Shqipërisë se piktori!

Ishte shpallur në kërkim prej një viti/ Policia shoqëron dy djemtë e xhaxhait të deputetit socialist (Emrat)

Euro po shkon drejt barazimit me dollarin, në tregun vendas shënon një tjetër minimum historik
