BREAKING NEWS

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon studimin: Vdekshmëria e koronavirusit është krahasuar me vdekshmërinë që sjell një aksident automobilistik. Lajmi i mirë është që…

“Faktet janë kokëforta”/ Epidemiologu Alimehmeti publikon
x

Aktualitet

Humbin jetën 4 pacientë tek Infektivi, Ministria e Shëndetësisë jep detajet edhe për vajzën 21-vjeçare që nuk e fitoi luftën me virusin

Humbin jetën 4 pacientë tek Infektivi, Ministria e

Në përditësimin e të dhënave të fundit në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën 4 qytetarë.

Një 21-vjeçare e cila kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu ka humbur jetën një 49-vjeçare nga Kruja dhe dy pacientë te tjerë nga Tirana.

“Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Më të lexuarat