BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Aktualitet

Humbja e 50 kg kokainë, Artan Hoxha tregon kush fshihet pas vrasjeve mafioze në Elbasan: Nuk janë grupet Çapja dhe Çela!

Humbja e 50 kg kokainë, Artan Hoxha tregon kush fshihet pas vrasjeve

Gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të rëndësishme nga atentati i mbrëmshëm në Peqin ku u vra Andi Zylyfi dhe mbeti i plagosur Andi Uruçi.

Hoxha foli për një sherr në një lokal në Elbasan disa kohë më parë pas humbjes së 50 kilogramëve kokainë, gjë e cila sipas tij ka nisur serinë e vrasjeve në këtë qytet.

“Vrasja e djeshme është në vazhdën e një skenari që vazhdon, nuk është një ngjarje e beftë. Policia dhe prokuroria përpiqen që të fshehin lidhjet e ngjarjeve nga njëra-tjetra për të shmangur presionin ndaj tyre.

Ka ndodhur një ngjarje në 7 prill të 2017. Ka ndodhur një sherr mes disa të rinjve ne një lokal të Elbasanit ku pati tre të plagosur. Ngjarja u kalua si një sherr i momentit, por nuk ishte ashtu.

Një grup kushte humbur një sasi prej 50 kilogram kokainë dhe ata kërkuan kthimin e kësaj shume mbrapsht ose kthimin e parave.

Nga ai momenti në Elbasan kanë nisur një seri ngjarjesh duke shkuar deri tek ngjarja e mbrëmshme. Deri tani në Elbasan janë përmendur grupet Çapja dhe Çela, por kësaj radhe nuk kemi të bëjmë me këto grupe”, tha Hoxha duke shtjelluar se deri më tani është duke goditur vetëm njëri grup, i cili deri më tani ka vrarë gjashtë persona nga grupi rival në Elbasan.

“Në 29 dhjetor 2019 në një atentat tek rrethrrotulimi i Bradasheshit ku në një atentat dhe tre familje po festonin. Meshkujt e kanë ndjerë që mund të kishin probleme dhe i lanë gratë dhe fëmijet në një makinë dhe vetë në një makinë tjetër.

Në këtë atentat mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një turk. Kjo ngjarje ishte në vijim të sherrit të Elbasanit. Të tre këta sapo ishin kthyer nga jashtë. Autorët dinin çdo gjë dhe i pritën e i vranë. Kjo ngjarje nuk është zbardhur.

Në 1 korrik, pothuaj në të nëjtën situatë, në Papër të Elbasan.

Dy vëllezërve të sapokthyer nga Italia në orët e mbrëmjes duke shkuar në banesë, u bëhet atentat. Njëri vritet dhe tjetri shpëton. Rezulton se është e njëjta vijimësi e atentateve.

Po atë ditë RENEA duke dashur të kapin autorët e këti atentati zbulojnë një arsenal armatimi prej 17 armësh të standardeve të NATOs, të ardhura nga Italia. Ishin pajime te plota siç i ka policia.

Dikush po përgatitej për një përplasje të madhe. Edhe sot e kësaj dite nuk është zbulkuar se kush janë autorët dhe përgjegjësit e këtij arsenali”, tha Hoxha më tej, ndërkohë që shton se në Elbasan është vrarë edhe një person që sapo ishte kthyer nga Brazili dhe se ngjarja ka lidhje me atentatet e mëparshme.

“Brenda harkut kohor të një viti kemi gjashtë të vrarë pa autor. Nuk është bërë ende një vit. Të gjitha, jo vetëm që kanë lidhje me njëra-tjetrën janë në të njëjtin krah. Po marrin hak në mënyrë që rivali të mos përgjigjet”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se vrasjet në Elbasan dyshohet se po i bëjnë tre persona, të cilët janë të panjohur.

“Ne e dimë për shembull cili grup është në Vlorë dhe kush vret, kush është në konflikt në Shkodër dhe kush vret, po ashtue dhe në Lushnje. Në Elbasan nuk dihet ende se kush janë këta ekzekutorë që ka vrarë katër atentate duke vrarë gjashtë njerëz dhe të mos zbulohet. Kush na suguron që nukj do të ketë vrasje të tjera”, tha Hoxha. /abcneës.al

Më të lexuarat