BREAKING NEWS

Kërcet arma në Shkodër

Kërcet arma në Shkodër
x
BREAKING NEWS

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për Lefter Kokën dhe tre zyrtarëve të tjerë të arrestuar për aferën e inceneratorëve

Kërkuan lirimin nga qelia, gjykata e Lartë merr vendimin për
x
BREAKING NEWS

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me kallashnikov dhe vrasin gjysmën e lokalit”/ Eksperti i kriminalistikës bën paralajmërimin e fortë: Është rritur profesionalizmi, nga 2012 e deri tani...

“Nuk kemi më kriminelë që shtrijnë dorën me
x
BREAKING NEWS

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit”/ Ish-drejtuesi i policisë zbulon se kush i nxjerr fotot e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë
x
BREAKING NEWS

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit zbulon si rekrutohen vrasësit me pagesë

“Fillimisht i japin makinën për...” Ish-drejtuesi i
x
BREAKING NEWS

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka ndërtuar një firmë ruse, ja dëmi që kanë shkaktuar hakerat në sistem

Gazetarja trondit me deklaratën: Sistemet e Policisë i ka
x
BREAKING NEWS

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas deklaratën e fortë: Ngjarje kriminale të rastësishme i kanë ‘zbardhur fytyrën policisë’

Dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj/ Klodiana Lala plas
x
BREAKING NEWS

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala flet me emra: Kush është personazhi i njohur i botës së krimit që mori gjobën 500 mijë euroshe

“Në Shqipëri i ka mbetur vetëm...”, Klodiana Lala
x

Aktualitet

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta akademiku dhe profesori i njohur shqiptar, Bujar Leskaj ndan lajmin e trishtë: Qëndroi demokrat në mendje, zemër e veprim! Për dy dekada mbajti detyrën e Shefit të Departamentit të ...

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta akademiku dhe profesori i njohur shqiptar,

Një humbje e madhe për vendin tonë, ndarja nga jeta e Prof. Dr. Beshir Ciceri një ikonë e mendimit shkencor ekonomik shqiptar.Prof. Dr. Beshir Ciceri u nda ditën e djeshme nga jeta.

Deputeti demokrat, Bujar Leskaj, ka dhënë lajmin e trishtë për humbjen e Cicerit, ku i ka përcjellë ngushëllimet e sinqerta gruas, vajzave, nipërve dhe mbesave, por edhe të gjithë kolegëve të tij dhe mijëra studentëve që u formuan nga dijet e tij të gjera, të thella dhe të plota mbi Drejtimin Financiar dhe Drejtimin Financiar Ndërkombëtar.

Beshir Ciceri ka mbajtur një sërë postesh dhe detyra të rëndësishme ndër vite, kryesisht në Universitete dhe mësimdhënie.

Humbje e madhe! Ndahet nga jeta akademiku dhe profesori i njohur shqiptar,

Postimi i plotë i deputetit Bujar Leskaj:

Ndahet nga jeta Prof. Dr. Beshir Ciceri-ikonë e mendimit shkencor ekonomik shqiptar
Prof. Dr. Beshir Ciceri u nda dje nga jeta, duke lënë në pikëllim gruan, vajzat, nipërit dhe mbesat, por edhe të gjithë kolegët e tij dhe mijëra studentët që u formuan nga dijet e tij të gjera, të thella dhe të plota mbi Drejtimin Financiar dhe Drejtimin Financiar Ndërkombëtar.
Profesor Beshiri ka shërbyer gjithë jetën e tij si pedagog i shquar i Fakultetit Ekonomik dhe për mbi dy dekada mbajti detyrën e Shefit të Departamentit të Financë-Kontabilitetit pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës, si dhe me vone drejtoi Departamentin e Finances.
Në këtë ditë homazhesh ndaj Tij, nderojmë me respekt edhe kujtimin e bashkëdrejtuesve të këtij Departamenti, të cilët nuk janë më, si Prof. Dr. Baki Berberi, Prof.Dr. Vjollca Karapici dhe Prof. Dr. Lavdosh Zaho.
Profesor Beshiri ishte ndër profesorët më të dashur dhe të vlerësuar nga studentët, si dhe një shok e mik i vyer dhe i paharruar për kolegët, gjithnjë i gatshëm të ndihmonte këdo dhe të ofronte bujarisht dijet e tij.
Janë me dhjetëra brezat e studentëve që ai ka formuar, duke udhëhequr një pjesë prej tyre në temat e diplomave, por edhe në qindra e mijëra këshillime dashamirëse dhe largpamëse për karrierën. Profesor Beshiri ka udhëhequr me dhjetëra doktoratura(ndoshta 100), duke u kthyer në një mentor të shquar dhe të palodhur të pedagogëve të rinj.
Kolana e librave të tij si autor i vetëm ose në bashkautorësi është e gjatë dhe domethënëse. Profesor Ciceri përfaqësoi një lëvrues të palodhur dhe të thellë të dijeve bashkëkohore në lëndët e Drejtimit Financiar dhe Drejtimit Financiar Ndërkombëtar, duke u shndërruar gradualisht në një ikonë të mendimit shkencor ekonomik shqiptar.
Ai organizoi me sukses dhe me punë të palodhur një sërë konferencash shkencore të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe konferenca shkencore të universiteteve të rretheve.
Ne vlonjatët i jemi mirënjohës për ndihmën e vyer në përgatitjen e kurrikulave të lëndëve ekonomike të Universitetit Publik “Ismail Qemali” të Vlorës, të themeluar nga ish-deputeti demokrat Prof. Abedin Elmazi, nga Prof. Vasil Mino dhe nga Rektori i parë Prof. Sezai Bazaj.
Për pak kohë, në vitin 1990, Prof. Dr. Beshir Ciceri kreu me përgjegjësi e ndershmëri detyrën e Drejtorit të Qendrës Studenti, duke qëndruar gjithnjë në krah dhe duke punuar për interesat e studentëve, dhe jo të rregjimit.
Pas vitit 1990, ai nuk u mor me politikë, por ishte më demokrat dhe më i denjë për jetën politike të vendit, nga shumë anëtarë të partive politike që lindën apo që u rithemeluan me pluralizmin. Profesor Ciceri qëndroi demokrat në mendje, zemër e veprim në çdo kohë e situatë.
Ai na la pas një emër e personalitet sa dinjitoz, aq të madh e të nderuar, një kontribut të pashembullt në formimin e ekonomistëve të lartë të vendit, si dhe një trashëgimi librash shkencorë ekonomikë me shumë vlerë.
Largimi i tij lë një boshllëk të parekuperueshëm jo vetëm tek familja e tij e shtrenjtë, por edhe tek i gjithë korpusi i mendimit të mirëfilltë shkencor ekonomik shqiptar.