BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Aktualitet

Humbje e madhe/ Sëmundja e rëndë i merr jetën ish-ambasadorit të njohur shqiptar (EMRI+FOTO)

Humbje e madhe/ Sëmundja e rëndë i merr jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur për diplomacinë shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë ish-ambasadori Bashkim Rama.

Lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Bashkim Ramës e ka dhënë Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale njofton studentët, stafin akademik dhe administrativ se sot në mëngjes ndërroi jetë Rektori i deritanishëm Prof.Dr. Bashkim Rama.

? ?Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, me keqardhje i njofton studentët, stafin akademik dhe administrativ se sot në mëngjes ndërrojë jetë Rektori i deritanishëm Prof.Dr.Bashkim Rama.

Postimi i plotë:

?Asnjë fjalë dhe postulat nuk do të reduktonte dhimbjen familjarëve, miqve dhe studentëve, por jemi të bindur që edhe ata që sado pak e njihnin profesor Bashkimin, e dinin se ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me vlera të mëdha si në aspektin akademik ashtu edhe në aspektin njerëzor.

Prof.Dr.Bashkim Rama, përveç si Rektor i cili bëri shumë për UNS, do kujtohet edhe si pedagog i dashur për të gjthe studentët e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë dhe për të gjithë kolegët si një mik i pa zavendësueshëm.

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës nuk është i vetmi institucion që ka humbur një personalitet siç ishte Profesor Bashkimi, i cili për dekada të tëra ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm si një intelektual, ambasador, diplomat dhe pedagog shembullor për të gjithë popullin shqiptar.

U prehsh në paqe i dashur Rektor!

Biografi e shkurtër e Rektorit të UNS- Prof.Dr.Bashkim Rama

Diplomati dhe Profesori Bashkim Rama ka patur një karrierë të begatë në diplomacinë shqiptare ka qënë:

• Drejtor i Akademisë Diplomatike,

• Ekspert në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Republikën e Shqipërisë(1980),

• Sekretar i Parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Gjermani(1981), 

• President i Delegacionit të Republikës së Shqipërisë në UNESCO(1987),

• Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë (1988),

• Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë dhe

• Ad Hoc i Republikës së Shqipërisë në Sofje (2002),

• Drejtor i Drejtorisë së rajonit dhe vendeve fqinje në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Profesor Rama ishte një prej njohësve më të mirë të situatës politike në Maqedoni dhe në rajonin e Ballkanit, Profesor i Marrëdhënieve Ddërkombëtare, Gjeopolitikës dhe Diplomacisë, Profesor i teorisë dhe praktikës diplomatike në disa universitete në rajon, si dhe Rektor i Universitetit ndërkombëtar të Strugës prej viti 2012-2014 si dhe nga viti 2016-2021.