BREAKING NEWS

Fluturon kurba, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të reja me koronavirus janë identifikuar në 24 orët e fundit në vendin tonë

Fluturon kurba, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa raste të
x

Aktualitet

I armatosur gjithë kohës dhe paraqiste rrezikshmëri të lartë, kapet 32-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

I armatosur gjithë kohës dhe paraqiste rrezikshmëri të

Një 32-vjeçar nga Shkodra me rrezikshmëri të lartë është arrestuar sot nga policia. Në pranga është vënë shtetasi me inciale Gj.P,  i cili mbante armë zjarri pa leje.Policia thotë se i riu nga Shkodra ka qenë i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Njoftimi i policisë:
"Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë. Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia", sqaron policia.
 
Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas. Ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Më të lexuarat