BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Aktualitet

I arrestuar në Turqi dhe Itali për trafik droge, Ylli Ndroqi ndalohet nga FNSH dhe RENEA së bashku me eskortën e tij

I arrestuar në Turqi dhe Itali për trafik droge, Ylli Ndroqi ndalohet

Pas hetimeve të SPAK, GJKKO vendos sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit. Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020  në kuadër të ligjit anti-mafia. Ylli Ndroqi (Xhemal Pasmaçiu) është arrestuar për trafikim heroine në Turqi e Itali, konkretisht i arrestuar për heroinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali. Ylli Ndroqi u arrestua në Itali edhe si organizator i trafikut të drogës.

Sipas informacioneve të fundit Ylli Ndroqi është shoqëruar në policinë e Tiranës, për t’ju komunikuar vendimi i sekuestro së pasurisë. Ai është ndaluar nga FNSH dhe RENEA së bashku me eskortën e tij dhe nuk ka bërë rezistencë.

Në shtator të 1998, Ylli Ndroqi, i njohur edhe si Xhemail Pasmaçiu është arrestuar në Turqi për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Pas hetimeve dy mujore nga autoritetet e policisë së Stambollit janë sekuestruar 30.5 kg lëndë narkotike heroinë dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit Ismail Cira, Musa Kazim AY, Fatmir Sofia, Hekuran Hoxha, Cevdet Sahin Balcilar, Abdulselam Yunus dhe Ylli Ndroqi, i paraqitur me emrin Xhemail Pasmaçiu.  Policia e Shtetit ka administruar gjurmët daktiloskopike të shtetasit Ylli Ndroqi  dhe nëpërmjet Zyrës Qëndrore Interpol Tirana janë dërguar për krahasim zyrave homologe në Ankara, Turqi dhe Romë, Itali. Nga të dhënat e siguruar është konfirmuar se Ylli Ndroqi dhe Xhemail Pasmaçiu  janë i njëjti person i arrestuar në Turqi.

Ylli Ndroqi është arrestuar edhe në 17 shkurt 2015 në Itali gjatë operacionit “Bakllava” si organizator i trafikut të drogës për llogari të një grupi kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë.

SPAK shprehet se Ylli Ndroqi dhe familjarët e tij kanë nivel pasurie të pa-justifikueshëm, dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i kenë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale që ai ka zhvilluar në Shqipëri, Turqi dhe Itali.

Pjesë e pasurive të sekuestruara ndër të tjera janë edhe 2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli. Mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora Neës, Channel One si dhe shoqëritë ‘Yldon’, ‘Rendon oil’ e ‘Don-Ucd’, ‘Interkinex’, ‘Albania Bay Marine’ etj.

Bazuar në sa më sipër Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sekuestrimin e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemal Pasmaçiu) dhe familjarëve të tij.

Më të lexuarat