BREAKING NEWS

Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot nga SPAK

Publikohet fotoja, ky është zyrtari i larë që u arrestua sot
x

Aktualitet

I ati iu vra para syve në Athinë, dy djemtë shqiptarë nxjerrin detaje të forta nga ngjarja e rëndë: Do u kthenim borxhin prej 600€, por...

I ati iu vra para syve në Athinë, dy djemtë shqiptarë

Detaje të reja kanë dalë në skenë nga vrasja e shqiptarit dhe plagosja e dy djemve të tij në Greqi.

Mediat greke kanë arritur të marrin dëshminë e një prej djemve të plagosur, Mihal Llagnozi i cili ka thënë se sherri me autorin e krimit ka nisur për një borxh të marrë, 600 euro.

Sipas tij kanë qenë 5 persona që kanë kryer atentatin ndaj tij dhe familjes së tij, ndërsa shton se ata kanë qenë me origjinë shqiptare.

“Babai nuk ishte i përfshirë” tha djali.

“Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e kapi” tha më tej ai.

Sipas djalit të viktimës, vëllai i tij, Anxhelo kishte caktuar një takim me këta persona për t’u kthyer një borxh 600 euro,por ndodhi ajo që nuk pritej, pasi u përplasën.

“Vëllai im u kishte marrë hua dhe atë ditë në 11 janar unë i kërkova të shkonim së bashku për t’ua dërguar paratë. Ishin 600 euro” tha ai.