Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I bën atentat kryeplakut dhe i ikën Policisë, zbardhen detaje nga ngjarja

Postuar: 14/04/2019 - 16:21

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Gribë të qytetit të Gramshit, ku mësohet se autori edhe pse është identifikuar nuk është arritur të kapej nga policia. Burimet policore kanë pohuar se shkaku ka qenë një konflikt i hershëm mes autorit të identifikuar si S. Veliu me kryeplakun e fshatit, Tajar Veliu, 54 vjeç, që dyshohet se është për motive pronësie. Edhe pse sherri kishte shumë vite që kishte ndodhur, sërish autori ruante inat me kryeplakun. Mbrëmjen e 12 prillit, 50- vjeçari ka pritur që kryeplaku të shkojë në banesë nga lokali i fshatit dhe duke përfituar nga terreni i errët, e ka qëlluar me pistoletë.

Banorët e fshatit e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Gramshit, ku 54-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia në vendin e ngjarjes shoqëroi disa persona ku edhe mundi të identifikojë autorin. Ky i fundit dyshohet se mund të jetë larguar nga Shqipëria natën e 12 prillit, edhe pse Policia vazhdon kontrollin për kapjen e tij. Ndonëse nuk mësohen shumë detaje mbi motivet e plagosjes së kryeplakut, dyshimet bien mbi një sherr për çështje pronësie. Autori dhe kryeplaku, edhe pse kanë një mbiemër, nuk kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Policia në vendngjarje ka gjetur vetëm një gëzhojë të armës, ndërsa pistoleta nuk është gjetur. Autori e ka marrë atë me vete me qëllim humbjen e gjurmëve.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2019 - 07:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, pasi dy persona kanë rënë pre e një atentati, ku njëri prej tyre mbeti i vdekur.

Postuar: 27/05/2019 - 07:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, në fshatin Poro të njësisë  administrative Novoselë

Postuar: 27/05/2019 - 07:03

Arba Kokalari është europarlamentarja më e re dhe shqiptarja e parë që fiton një vend në Parlamen

Postuar: 27/05/2019 - 06:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 26/05/2019 - 23:12

Moti ditën e nesërme pritet të jetë i ngrohtë, por nuk do të mungojnë as reshjet e shiut.

Postuar: 26/05/2019 - 22:28

Është përcjellë sot për në banesën e fundit, Ervin Devina, ish-punonjësi i policisë së shtetit i

Postuar: 26/05/2019 - 22:17

Trupi i të riut Dorian Licaj, i cili rezultonte i zhdukur që prej datës 30 Prill u gjet i varur d