BREAKING NEWS

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”, Suedia e Finlanda përgatiten për konflikt me Rusinë

Gati të plasë  “Lufta e Tretë Botërore”,
x
BREAKING NEWS

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u largua deri sa numëroi të gjithë votat”/ Ina Zhupa mes dhimbjes ndan lajmin e trishtë: Një nga djemtë më të mirë! Po na plas zemra

Humbje e madhe! “I pari në fushatën elektorale, i fundit u
x
BREAKING NEWS

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu nipi i deputetit të njohur të PD-së, rrëqeth me mesazhin politikani dhe jep lajmin tronditës: Më fal Armando…

Humbi jetën nga rrëzimi i tendës së kalçetos, i riu
x
BREAKING NEWS

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është 22-vjeçari që vdiq mbrëmjen e sotme në Sarandë

Tragjike/ Moti i keq i merr jetën të riut, ky është
x
BREAKING NEWS

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë, ndërron jetë në spital 22-vjeçari

Emri/ Stuhia rrëzoi tendën e kalçetos në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në Sarandë shiu bën namin, ja mbathin pushuesit

Tirana po ‘digjet’ nga temperaturat e larta, ndërsa në
x
BREAKING NEWS

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i përkiste trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit (Emri)

U vra me plumb në kokë/ Zbardhen detaje të reja, ja kujt i
x
BREAKING NEWS

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje, Shqipëria ka probleme me...

Kryeministri holandez habit me deklaratën: Gati u kapëm fizikisht me
x

Aktualitet

“I çova byrek me spinaq, gatuar nga nëna ime”/ Atentati i fundit, zbardhet dëshmia: Si Nuredin Dumani kuptoi se e tradhtuan

“I çova byrek me spinaq, gatuar nga nëna ime”/ Atentati

Henrik Hoxhaj duket të jetë bërë bashkëpunëtori i ngushtë i Nuredin Dumanit pas prishjes me Talo Çelën duke kryer një mori porosish në emër të tij. Hoxhaj është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe thekson në dëshminë e tij, pjesë e dosjes hetimore të siguruar nga ABC, se kishte marrë një porosi nga Nuredin Dumani për të vrarë biznesmenin e makinave Elton Kila, të njohur si “Oti” në Elbasan kundrejt shumës 200 mijë euro.

Hoxhaj thekson në dëshmi se kishte shkuar disa herë për të vrarë Kilën, por nuk kishte mundur ta kryente “punën”. I pakënaqur që Hoxhaj nuk po mbaronte punë, Nuredin Dumani vjen vetë nga Kosova për të kryer vrasjen e Kilës.

Hoxhaj thotë në dëshmi para prokurorëve se kishte shkuar për ta marrë vetë Nuredin Dumanin në Kukës me një makinë tip BMË X3 që e kishte me qira. Ai thekson se në kthim nuk janë futur nga pika ku paguhet tarifa e autostradës pasi kishte kamera, por përmes një rruge tjetër.

Më tej, ai tregon se e ka çuar Nuredin Dumanin në një shtëpi në lagjen “Petro Sota” në Fier, e cila në fakt ishte edhe shtëpia ku Dumani u arrestua pasi njoftoi vetë policinë sepse në fund dyshoi se e kishte shitur edhe Henrik Hoxhaj.

Hoxhaj tregon se është kujdesur vazhdimisht për Dumanin teksa rrinte në Fier duke i çuar ushqime dhe gjithçka i nevojitej atij pasi nuk dilte në qytet.

“Njëherë i çova edhe byrek me spinaq që e kishte bërë nëna ime”, tregon Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, ai dhe Dumani kishin shkuar të paktën edhe dy herë të tjera në Elbasan për “punën” me Elton Kilën. Hera e parë sipas tij ishte për vëzhgim dhe për të parë nga do iknin dhe hera e dytë për ta vrarë, por duke mos e gjetur aty nuk kanë kryer dot gjë.

Më datë 29 mars ata shkojnë sërish për të vrarë Kilën, por pasi kanë pritur gjithë ditën nëpër Elbasan nuk e kanë parë. Në këtë moment kanë vendosur të kthehen në Fieri, por pikërisht atë pasditë Nuredin Dumanit i bëhet atentat.

Është pikërisht ky momenti sipas prokurorëve ku Dumani ka filluar të dyshojë se e kishin nxjerrë në pritë duke dyshuar te Henrik Hoxhaj.

Pasi Dumani dhe Hoxhaj mbërrijnë në Fier, Hoxhaj merr dy mjekë për të mjekuar Dumanin, kurse ky i fundit thur planin për t’u dorëzuar duke qenë i bindur se tashmë e kishin tradhtuar. Në këtë moment policia shkon në katin e katërt të banesës dhe kryen arrestimin e Dumanin.

Më të lexuarat