Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I dënuar për drogë dhe armë, merret vendimi për 31-vjeçarin e shumëkërkuar (Detajet)

Postuar: 26/05/2019 - 19:13

Është kryer ekstradimi i shtetasit shqiptar R.K, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, nga Vjena drejt vendit tonë.

Ky shtetasi, ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2017, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” .

Ngjarja

Më datë 01.09.2016, në fshatin Karroq, Bashkia Finiq/Sarandë, në vendin e quajtur Grave është gjetur një parcelë e mbjellë me bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa.

Në vendin ku ndodhej parcela është gjetur dhe automjeti në pronësi të shtetasit R. K.

Gjithashtu në këtë parcelë janë gjetur dy kapsolla detonatore dhe një armë zjarri mod 54 me 14 fishekë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Vjenë/Austri, u bë i mundur arrestimi i tij në Austri, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/09/2019 - 18:18

Katër persona mes tyre një këmbësore janë plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Elbasan-Peqin, ku në aksident janë përfshire 3 automjete. 

Postuar: 15/09/2019 - 17:56

Personi në fjalë, i cili është identifikuar, i ndiqte ato nga pas.

Postuar: 15/09/2019 - 17:50

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin pasi janë përplasur 3 makina.

Postuar: 15/09/2019 - 17:26

39-vjeçari i cili është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Tiranës për vrasjen e Santiago Malkos

Postuar: 15/09/2019 - 17:03

Karabinierët e Kompanisë dhe të Stacionit të Frascati me ndihmën e atyre të Njësisë Hetuese të Gr

Postuar: 15/09/2019 - 16:50

Një shqiptare 39 vjeçe u shoqërua në policinë e Korinthit, pasi dyshohet se ka vendosur disa zjar

Postuar: 15/09/2019 - 16:09

Kjo javë që lamë pas ishte kryesisht me  mot të qëndrueshëm.